​Gripi sezonal, ka nisur vaksinimi
Ja kategoritë që e përfitojnë falas

​Gripi sezonal, ka nisur vaksinimi<br />Ja kategoritë që e përfitojnë falas
TIRANE-Ka filluar vaksinimi falas kundër gripit sezonal për moshat e treta dhe kryesisht për ata që vuajnë nga sëmundje kronike si dhe fëmijët mbi 9 vjeç.

Kjo u konfirmua nga drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 3 në Tiranë, Barie Karasani.

Për këtë qendër shëndetësore janë dorëzuar 1200 vaksinat e para. Vaksinat do të ofrohen falas nga qendrat shëndetësore.

“Sot ka ardhur vaksinimi, 1200 flakonë për vaksinimin e popullatës falas ndërkohë që personeli shëndetësor është vaksinuar më përpara me vaksinën kundër gripit. Kjo vaksinë që ka ardhur do të vihet në funksion kryesisht për moshat e thyera, për të sëmurët kronikë që janë rëndë dhe të sëmurët me dializë”, shprehet Karasani.
 
Situata epidemike aktualisht është në pikun e vet dhe për këtë doktoreshë Karasani, këshillon që moshat e treta të shmangin ambientet e mbyllura, por nuk duhet të heqin dorë nga lëvizja e përditshme, si dhe të bëjnë kujdes me dietën ushqimore.

“Sensibilizimi i popullatës ka qenë i gjithanshëm me postera të vendosura pranë qendrës, nëpërmjet televizionit. Të gjithë duhet të krnë kujdes që të mos kenë lëvizje të tepruara në këtë epidemi që tashmë ka filluar dhe po arrin kulmin e saj. Moshat e treta në përgjithësi duhet t’u shmangen grumbullimeve në ambientet e hapura por nuk duhet të kufizojnë lëvizjet e përditshme si dhe një ditë ushqimore të pasur me vitaminë C”, thotë Karasani.
 
Gripi i këtij sezoni shprehet me temperaturë të lartë, dhimbje muskulare, si edhe diare e të vjella.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit