Drithërimat pushtuan rrugët e një qyteti kinez ku një ri, i cili po drejtonte një Scooter përfundoi poshtë rrotave të një automjeti SUV  pasi u përplas me të.

Një nga rrotat e makinës kaloi sipër kokës së tij, ndërsa shoferi i automjetit nuk u kthye për ta ndihmuar motoristin por u largua menjëherë nga vendngjarja.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në qytetin Lanxi, në provincën e Zhekiangut.

Për fatin e tij të mirë, djaloshi kishte vendosur helmetë mbrojtëse në kokë, e cila e ka shpëtuar nga vdekja. 5 minuta pas aksidentit ai çua në këmbë dhe nuk kishte asnjë dëmtim.

Drejtuesi i Scooter-it, në tentativë për të parakaluar SUV-in shkeli në mënyrë të parregullt vijat e verdha të dyfishta të qarkullimit rrugor dhe humbi kontrollin e motorit duke u përplasur pas makinës.

Oficerja e policë së trafikut rrugor,Wu Jiayao nga qyteti Lanxi tha se drejtuesi i motorit ishte me fat vetëm sepse kishte vendosur helmetën në kokë.

̏ Në një situatë si kjo,helmeta garanton mbrojtje për kokën e drejtuesit të mjetit. Në qoftë se drejtuesi i motorit nuk do ta kishte vendosur helmetën, do të kishim një situatë tragjike , ̋ u shpreh Jiayao.

D.V/Shqiptarja.com