​Himarë, 72-vjeçari plagos
me thikë bashkëfshatarin

Një 72-vjeçar është arrestuar nga Policia e Himarës, pasi plagosi me mjete prerëse bashkëfshatarin e tij në fshatin Pilur.
 
Jani Kreku në sherr e sipër  ka plagosur  57-vjeçarin V. L., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë
Himarë
 
Parandalohet një konflikt i cili mund të përshkallëzohej deri në ngjarje tragjike !
 
Tenton të vrasë me mjet prerës, arrestohet në flagrancë nga policia !
 
Pas një telefonate e cila ka ardhur në Sallën Operative Himarë, lidhur me një konflikt në fshatin Pilur, midis dy shtetasve, Strukturat e Policisë së Komisariatit Himarë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar konfliktin i cili mund të përshkallëzohej deri në vrasje.
 
Në vendngjarje shërbimet policore kanë konstatuar shetasin Jani Kreku i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur si edhe ka goditur me mjete të ftohta prerëse-shpuese (thikë), në tentativë për ta vrarë shtetasin V.L., 57 vjeç, i cili aktualisht gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën.
 
Menjëherë policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit :
 
Jani Kreku, 72 vjeç, banues në Pilur, Vlorë.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale ''Vrasja me dashje e mbetur në tentativë'', dhe ''Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta'', parashikuar nga nenet 76-22 dhe 279 të Kodit Penal.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)