33 ha tokë që kapin vlerën e 33 milionë eurove  janë vendosur në sekuestro preventive në zonën e Palasë në Himarë. Prona i'u sekuestrua 57 vjeçarit Lefter Gjergji i cili e kishte siguruar atë përmes falsifikimit të dokumenteve.
 
Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka filluar proçedimin penal në gjendje të lirë Lefter Gjergjit për veprat penale "Falsifikim dokumentash" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale".Ai ndiqet në gjendje të lirë pasi dyshohet se veprimet nuk i ka kryer i vetëm por në bashkepunim me persona të tjerë.

Pas një hetimi disa mujor u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjorë dhe vendosja e masës së sigurisë "Sekuestro Preventivepër tokën në vendin e quajtur "Dhrale Adhendra" Palasë, Himarë.

Ndërkohë policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës vazhdojnë hetimet

Redaskia online
(s.m/shqiptarja.com)