LEZHË- Largohen nga shëtitorja e Shëngjinit Tregtaret ambulant që përdornin bombola gazi.

Ata kishin mbushur shëtitoren e Shëngjinit, duke u kthyer një rrezik serioz për mijëra pushues në këtë zonë. Për situatën e krijuar dhe pas shpërthimit të gazit që ndodhi në Velipojë, ka reaguar Bashkia e Lezhës e cila ndërmori një aksion, duke larguar të gjithë ambulantet për bombola gazi përgjatë shëtitores.

Kreu i Njësisë Administrative të Shëngjinit, Tonin Uldedaj, thotë se nuk do të ketë tolerime në këtë drejtim, dhe se monitorimi do të vijoje për gjatë gjithë sezonit turistik.
 
“Bombolat e gazit në një shëtitore të mbushur me vizitorë është një problem i madh. Masat tona janë të ashpra, dhe  kemi bërë sekuestrimin e disa motoçikletave të cilat po tregtojnë në shëtitoren e bregdetit. Do vazhdojmë kontrollin çdo natë dhe nuk do falim asnjë që bën tregti me bombolat e gazit në shëtitore kur është e mbushur me njerëz”, shprehet Uldedaj .

Gjatë aksionit të mbrëmjes të së enjtes nuk kanë munguar dhe rastet e sekuestrimit të mjeteve me bombola gazi për tregtaret që nuk i janë bindur këtij urdhëri. Gjithashtu Policia Bashkiake ndërhyri dhe për lirimin e hapësirave publike përgjatë shëtitores të cilat ishin zaptur nga tregtarët ambulant.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com