​Holandë, 99-vjeçarja plotëson
ëndrrën në sirtar, arrestohet

​Holandë, 99-vjeçarja plotëson<br />ëndrrën në sirtar, arrestohet
Annie ka plotësuar ëndrrën që kishte në sirtar për gjatë gjithë jetës së saj; Të arrestohej. Eksperienca i zgjati dy minuta, por e moshuara ishte tejet e lumtur për faktin se u mbyll për herë të parë në një qeli.

Ishte nipi in saj që organizoi ‘sekuestrimin’ e gjyshes nga Policia e Nijmegen-Zuid, në lindje të Holandës.

 "Ne nuk bëjmë kurrë shaka, apo do ishte fundi të arrestonim të pafajshëm, por për Annie bëmë një përjashtim”, tha një zëdhënës i Policisë për BuzzFeed News.

"E lamë vetëm 2 minuta në qeli. Nuk e dimë ende pse kjo eksperiencë e saj paska qenë në listën e dëshirave të paplotësuara”, shton zëdhënësi i policisë holandeze.

Pas ‘vizitës’ që gjyshja u bëri, policia e Nijmegen me dëshirën e saj publikoi dhe fotografitë e burgimit, duke marrë komente dhe pëlqime të shumta në numër.

Por fatmirësisht nuk pati asnjë kërkesë si ajo e Annie në ato qindra komente poshtë fotos.
e moshuara

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla