​Horoskopi për datën 24 prill 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

​Horoskopi për datën 24 prill 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj për sot.
 
Dashi
Ndryshimet e periudhës së fundit ju kanë rënduar shumë dhe me zor po arrini të gjeni qetësinë në dashuri. Fatmirësisht tashmë e ndjeni veten gati për emocione të reja, duke pranuar me qetësi situatat me të cilat do të përballeni, të cilat janë rezultat i zgjedhjeve tuaja. Do të keni disa fërkime më të lindurit në shenjën e Demit dhe Gaforres.
 
Demi
Fati është në anën tuaj dhe ju do e ndjeni veten shumë të sigurtë dhe të fortë. Sharmi juaj është i tillë, sa që mund të vendosni të mbani zvarrë një person që bën pas jush prej kohësh. E diela do të jetë një ditë e qetë, ku dashuria do jetë në qendër të mendimeve, por edhe në punë do vlerësoni nisjen e projekteve të reja.
 
Binjakët
Fatmirësisht për ju po rikthehet një periudhë me fat dhe më pak e rënduar. Pas një periudhe të vështirë që keni kaluar, ka ardhur koha të shijoni momente më të qeta dhe të lirshme. Do t’iu duhet të qartësoni disa gjëra me të lindurit në shenjën e Shigjetarit, Binjakëve dhe Peshqve, të cilët kanë kaluar një periudhë të vështirë si e juaja.
 
Gaforrja
Nevoja për qëndrueshmëri do ju udhëzojë që të konsideroni idenë për të nisur një lidhje të sigurtë ose të forconi atë aktuale. Familja është një vlerë shumë e rëndësishme, ndaj do të kujdeseni për të ruajtur harmoninë e saj. Mos kini frikë të tregoni natyrën e vërtetë të ndjenjave tuaja.
 
Luani
Nisja e muajit maj nuk ka qenë aspak e thjeshtë. Kjo javë do të mbyllet me humor të keq, ndaj duhet të duroni edhe pak. Vetëm pas datës 16 do të keni mundësi për t’u relaksuar. Kështu që shfrytëzojeni të dielën për t’u relaksuar dhe për t’u përgatitur të përballeni me ulje- ngritje të reja që nga e hëna.
 
Virgjëresha
Keni gjithë forcën që ju duhet për të përballuar të gjitha vështirësitë me të cilat do të përballeni. Mërkuri kërkon që të analizoni më mirë sjelljet e të tjerëve, por në vend që të prisni që të tjerët të hedhin hapin e parë, ndiqni instinktin tuaj. Dita do të jetë shumë e mirë për takime të reja, ndaj lëreni veten të lirë ndaj eksperiencave.
 
Peshorja
E diela do e mbyllë javën pozitivisht. Nëse keni përjetuar një periudhë të vështirë mes marsit dhe prillit, ka ardhur momenti të ecni përpara. Mos kini frikë të kërkoni më shumë. Nëse jeni në gjendje që të përmirësoni pozicionin tuaj, mos humbni kohë.
 
Akrepi
Planeti i Marsit do ndikojë në shenjën tuaj gjatë kësaj dite, kështu që do pëlqeni të përballeni me sfida, por nëse nuk do të merrni rezultatet e pritura, do të reagoni në një mënyrë të tepruar. Mundohuni të mos tregoheni shumë të ashpër me veten, pasi pesimizmi rrezikon që t’iu fusë në krizë.
 
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do të dëshironi diçka ndryshe dhe të re. Shpirti juaj rebel do të vërë në diskutim situatën sentimentale dhe atë profesionale, duke vlerësuar mundësi të reja. Të qani të kaluarën nuk do shërbejë për asgjë, ndaj mundohuni të mos përsërisni sërish të njëjtat gabime.
 
Bricjapi
Të lindurit e kësaj shenje janë të favorizuarit e ditës. Futjuni punës për projekte të së ardhmes, pasi mund të rezultojë lëvizje fitimtare. Do të dini të dëgjoni me vëmendje këshillat me vlerë të atyre që kanë më shumë eksperiencë. Do të ndërtoni një bazë solide për të ardhmen tuaj dhe do të merrni rezultatet e planifikuara, në sajë të përgjegjshmërisë së treguar dhe angazhimeve tuaja.
 
Ujori
Gjatë kësaj dite mundohuni të ruani qetësinë dhe mos u shprehni shumë, pasi rrezikoni të thoni dhe bëni gjëra për të cilat mund të pendoheni më vonë. Vetëm pas gjysmës së muajit, situata juaj do përmirësohet. Shfrytëzoheni këtë të diel për të pushuar dhe rikuperuar energjitë.
 
Peshqit
Do të reflektoni shumë dhe do të mendoni për zgjedhjet e rëndësishme në jetën tuaj. Java ka qenë shumë e ngarkuar, ndaj në këtë të diel keni nevojë për një pushim të plotë. Bëni kujdes me shpenzimet, pasi mund të keni nevojë të limitoni harxhimet tuaja, për disa të papritura të kësaj periudhe

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës