Mësoni si parashikohet të jetë fati juaj për muajin korrik.
 
DASHI
Pavarësisht ndonjë tensioni të mundshëm, korriku do t’ju ofrojë një periudhë të këndshme, sidomos për jetën shoqërore. Mundësitë për të kaluar bukur kohën e lirë, udhëtimet, shëtitjet dhe takimet do t’jua bëjnë këtë muaj vërtet mbresëlënës.
Tensionet mund të shfaqen sidomos në sferën familjare dhe mund t’ju shkaktojnë nervozizëm, sidomos në fillim të muajit. Përballojini me qetësi dhe tolerancë; do të gjeni një zgjidhje dhe gjithçka do të kthehet në vendin e duhur. Zemra do ju ndihmojë të gjeni zgjidhjet e duhura për situatat e komplikuara.
 
Dashuria
Korriku do të jetë si një lojë që e luani me veten tuaj, plot me kundërshti dhe dritëhijet që ekzistojnë në zemrën e gjithkujt. Ndjenjat që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën do t’ju bëjnë të ndiheni si i ndarë më dysh, në luftë me veten, të kaluarën, zgjedhjet e bëra ose atë që doni të bëni në të ardhmen.
Do të përjetoni emocione të forta, nganjëherë të mbushura plot zemërim. Në fund të muajit do të ndiheni më të sigurt për atë që doni. Me pak fjalë, fundi i muajit do të jetë pozitiv!
Puna
Periudhë shumë e mirë për të vënë në jetë projektet. Ditët e para të muajit mund të jenë plot tension, të papritura dhe vonesa, por më pas gjithçka do të ecë vaj dhe mund të konkretizoni projekte që kishin mbetur pezull.
Në fillim punët do të ecin ngadalë, por më pas do të ecni me marsh të katërt, gjë që mund të ndikojë për mirë edhe për rritjen e të ardhurave. Nëse jeni në kërkim të një punë, do t’ju shfaqen mundësi të mira.
 
DEMI
Do të ndiheni energjikë dhe plot grintë, të vendosur dhe luftarakë. Korriku do të nisë shumë mbarë për familjen, kohën e lirë, udhëtimet dhe pushimet njëkohësisht. Më pas, grinta juaj mund të shndërrohet në impulsivitet dhe ndonjë debat mund të krijohet në familje.
Në pjesën qendrore të muajit tregohuni të kujdesshëm për detajet, mund të përballeni me ndonjë të papritur. Nëse do të keni tensione në familje, situatat do të zgjidhen në fund të muajit, megjithëse problemet nuk do të zhduken tërësisht.
 
Dashuria
Korriku do të nisë për së mbari me Afërditën tek Demi dhe Marsin tek Gaforrja, që do t’ju ofrojnë emocione, ëmbëlsi, hir, situata romantike, sensualitet dhe pasion.
Afërdita do të jetë në zonë neutrale, duke iu bërë të jeni konkretë dhe të keni dëshirë për stabilitet. Erotizmi do të jetë pika juaj e fortë përgjatë korrikut. Në fund të muajit do të ndiheni nervozë, ose të lodhur.
 
Puna
Korriku do të ndahet në tre pjesë. Periudha më e mirë do të jetë fillimi dhe fundi i muajit, ku mundësitë për të arritur sukses nuk do t’ju mungojnë. Kjo është periudhë e mirë edhe për paratë.
Nëse po kërkoni punë, mos u dekurajoni. Do të tregoheni guximtarë dhe do të nxirrni në pah aftësitë tuaja komunikuese. Në pjesën qendrore të muajit duhet të jeni preçizë dhe të menaxhoni me kujdes raportet në punë.
 
BINJAKËT
Do të kaloni një muaj shumë të këndshëm, pasi do të zbaviteni në kohën e lirë dhe gjatë pushimeve; mos harroni miqësitë e reja interesante. Të qënit komunikues do ju ndihmojë sidomos në familje.
Në fund të muajit tregohuni të kujdesshëm nga ndonjë keqkuptim që mund t’ju ndodhë dhe mund të prishë atmosferën. Nëse niseni në fund të korrikut kontrolloni me kujdes prenotimet e bëra.
 
Dashuria
Afërdita tek Binjakët do t’ju garantojë ditë shumë të bukura përsa i përket dashurisë. Të kaluarën do ta hidhni pas krahëve, do të harroni problemet dhe do t’i gëzoheni stinës së verës.
Me pak fjalë, keni një periudhë të shkëlqyer përpara. Ndërkohë erosi dhe sensualiteti arrijnë kulmin në 20 korrik. Marsi do të jetë tek Luani dhe ju garanton një mbyllje të suksesshme muaji.
 
Puna
Mërkuri tek Luani në pjesën qendrore të muajit dhe Jupiteri tek Peshorja do të jenë asat tuaj nën mëngë. Do ju ndihmojnë për të përmirësuar pozicionin tuaj, për të mbyllur projektet që keni në dorë, ose për të bërë shopping.
Nëse po kërkoni punë, yjet mund t’ju favorizojnë; edhe nëse mundësia që shfaqet nuk plotëson kërkesat tuaja, kapeni në ajër, pasi mund të rezultojë e frytshme në të ardhmen. Në fund të muajit, bëni pushim; Mërkuri tek Virgjëresha do t’ju bëjë të pavëmendshëm.
 
GAFORRJA
Në krahasim me periudhat e mëparshme, korriku do t’ju ofrojë më shumë shplodhje, ndërsa situatat e mbetura ende pezull do t’i përballoni plot grintë e vendosmëri. Forca do të jetë arma juaj e fortë këtë muaj dhe do ju ndihmojë të kënaqeni gjatë pushimeve ose për të zgjidhur problemet familjare.
Në fund të muajit jeta shoqërore do të përmirësohet; mund të njiheni me miq të rinj. Nëse ikni me pushime, java e parë dhe e fundit e muajit do të jenë ideale.
 
Dashuria
Ëmbëlsia dhe emocionet e forta do t’ju karakterizojnë në fillim të muajit. Zemra juaj futet në një fazë neutrale refleksioni, por pavarësisht kësaj do të jeni mjaft të vëmendshëm. Marsi tek Gaforrja do t’ju bëjë luftëtarë të zotë në eros, ose do t’ju shndërrojë në një femër sensuale, që do të dijë t’i marrë mendjen partnerit. 
Sensualiteti do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë muajit. Në fund të muajit do të mendoni për gjëra të tjera, ose thjesht do të keni nevojë të pushoni dhe të vlerësoni çfarë po ndodh në zemrën tuaj.
 
Puna
Korriku nuk do të jetë shumë i favorshëm për paratë, por në punë do të bëni hapa përpara, duke arritur objektivat që i keni vënë vetes. Do të zgjidhni çështje të mbetura pezull, ose do përballeni me një koleg të pakëndshëm, të cilit do t’i tregoni vendin me diplomaci.
Nëse jeni në kërkim të një vendi pune, java e parë dhe e fundit e muajit do t’ju ofrojnë mundësi të mira. Një këshillë: Cilado qoftë pozita juaj, të rejat pritini me besim.
 
LUANI
Korriku parashikohet një muaj i mirë për ju të shenjës së Luanit. Kujdes gjatë fillimit të muajit, pasi më pas gjërat do të marrin për mbarë dhe ju do të shijoni frutet.
Pasi të kaloni ditët e para të muajit, gjatë të cilave yjet nuk do t’i keni shumë në favor, gjërat do të nisin të jenë më të qarta për ju, ndërkohë që ruani javën e fundit të korrikut për të realizuar pritshmëritë tuaja më të larta. Mund të merrni një dorë të mirë parash, ose të mbyllni investime të rëndësishme.
 
Dashuria
Edhe pse korriku nuk do të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme, sapo Afërdita të kalojë tek Binjakët, edhe parashikimi i yjeve për dashurinë do të jetë më optimist. Do të jetë një periudhë mjaft pozitive, e karakterizuar nga komunikimi dhe mundësia për të marrë në dorë frerët e zgjedhjeve tuaja në dashuri.
Përsa i përket erosit nuk do të jetë shumë i gjallë, por më shumë romantik dhe ëndërrues. Në 10 ditët e fundit, me Marsin tek Luani oreksi juaj në fushën e erosit do të rritet ndjeshëm.
 
Puna
Vapë, lodhje dhe shpërqendrim? Në korrik nuk do t’i ndjeni. Do të jeni gjithnjë gati të rrëmbeni rastet më të mira, të merrni përsipër detyra me rëndësi dhe të nxirrni anën tuaj më të mirë në profesion. Ambicia juaj do të përmbushet edhe përsa i përket anës ekonomike.
Mund të merrni një dorë të mirë parash, ose të mbyllni investime të rëndësishme. Do të keni një nuhatje të mirë gjatë korrikut edhe përsa i përket blerjeve cilësore.
 
VIRGJËRESHA 
Korriku do të jetë një muaj që do të rezervojë për ju emocione të kundërta. Në javën e parë dhe të fundit të muajit do të gëzoni mbështetjen e yjeve, do të evitoni tensionet në familje dhe do t’i gëzoheni jetës sociale, pushimeve dhe udhëtimeve.
Ndërsa përsa i përket gjërave jo shumë të mira që rezervon korriku, pjesa qendrore e muajit nuk do të jetë e favorshme për ndjenjat, që nuk do të jenë shumë të qarta, e që duhet t’i përballoni me qetësi dhe realizëm. Për fat të mirë, aftësia për të kuptuar nuk do ju mungojë.
 
Dashuria
Korriku do të jetë shumë i favorshëm për dashurinë; erosi, emocionet, komunikimi do të jenë armët tuaja të forta. Por nga fundi i muajit do të dalin në pah kundërshtitë, pakënaqësitë dhe pasiguritë, që do të prishin disi atmosferën.
Tregohuni të matur dhe mos u nxitoni për të dalë në konkluzione. Këto ndjesi do të jenë kalimtare dhe gjërat do ndryshojnë. Nga ana tjetër erosi do të jetë në maksimum. Shfrytëzojini mirë këto ditë!
 
Puna
Në fillim të muajit do të tregoheni të kujdesshëm. Ndërsa më pas, ndoshta për shkak të emocioneve të paqëndrueshme, ose të papriturave do të jeni në pozicion mbrojtës.
Gjithsesi, vendosmëria për të përballuar çdo pengesë nuk do ju mungojë. Sado e komplikuar të jetë situata, në fund gjërat do të mbyllen mirë. Në fund të korrikut Mërkuri kalon në shenjën tuaj, ku do të qëndrojë gjatë. Do të karakterizoheni nga ide të reja, që do të japin impakt në karrierën tuaj. Tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet!
 
PESHORJA
Me Mërkurin tek Luani, jeta sociale do të jetë një lloj strehe për ju. Do të zbaviteni dhe do të jeni plot gjallëri. Do bëni miqësi të reja dhe do të ndjeni nevojën për t’u harruar në argëtime.
Në fund të fundit, jemi në stinën e verës dhe ja vlen t’i shijoni deri në fund netët verore. Për zgjidhjen e problemeve në familje prisni 10 ditët e fundit të muajit, që do t’ju ofrojnë zgjidhjet e duhura.
 
Dashuria
Korriku do të karakterizohet nga kundërshtitë, sidomos deri në datë 20, pasi Marsi tek Gaforrja ju bën të ndiheni konfuz. Por për të “nxjerrë gështenjat nga zjarri” do të mendojë Afërdita, që sapo do të kalojë tek Binjakët do t’ju ofrojë një jetë më të lehtë, zgjidhje për problemet dhe emocione të bukura.
Erotizmi do të lulëzojë pas datës 20, kur Marsin do ta keni aleat dhe së bashku me Afërditën do t’ju dhurojë një fund muaji për t’u mbajtur mend. Do të ndiheni mirë dhe nuk do të keni më dyshime.
 
Puna
Me Jupiterin tek Peshorja, zgjedhjet që do të bëni dhe pozicioni juaj do të gëzojnë mbështetje. Mërkuri tek Luani, në pjesën qendrore të korrikut, do t’ju shtyjë të hidhni hapa të rëndësishëm përpara dhe të arrini rezultatet e pritura në profesion, apo biznes.
Kjo periudhë e muajit do të jetë më e mira për të ardhurat, për të gjetur punë apo për të bërë shopping me çmime mjaft të favorshme. Në fund të muajit do të ndjeni nevojën për të pushuar dhe për t’u argëtuar më shumë.
 
AKREPI
Vendosmëria për t’i shkuar deri në fund projekteve që keni më përzemër nuk do ju mungojë. Por mund t’ju mungojë qetësia, pasi jeta familjare dhe ajo sociale nuk do të jetë shumë e lehtë.
Ju leverdis të tregoheni të qetë dhe të veproni me diplomaci për të arritur aty ku doni. Udhëtimet dhe pushimet bëni mirë t’i bëni në javën e parë dhe të fundit të muajit. Do të kënaqeni.
 
Dashuria
Në pjesën më të madhe të korrikut do të jeni sensualë, plot grintë dhe mjaft origjinalë. Të qenit vetvetja ju ndihmon shumë, tashmë e keni kuptuar.
Në eros do të shfaqet ana juaj më e fortë. Përdoreni në situata që i keni përzemër; në fund të muajit gjërat nuk do jenë shumë të lehta dhe yjet ju këshillojnë që është shumë më mirë të parandaloni sesa të kuroni!
 
Puna
Sapo mbërrin i nxehti, njerëzit, sipas jush, reagojnë edhe në mënyrë jo logjike. Dhe korriku nuk mund të bëjë përjashtim.
Nëse të qenit diplomat do t’ju karakterizojë në fillim dhe fund të muajit, gjatë pjesës tjetër nuk do të përmbaheni. Kështu rrezikoni të prishni raportet profesionale, madje edhe ato që vazhdojnë prej kohësh. Në korrik do të bëni disa shpenzime ekstra, por kjo nuk do t’ju dekurajojë!
 
SHIGJETARI
Do të keni dëshirë të bëni njohje të reja dhe të udhëtoni, të relaksoheni dhe zbaviteni në kohën e lirë. Korriku do t’jua ofrojë këto mundësi, duhet vetëm të zgjasni dorën dhe të kapni në ajër atë çfarë ju rezervon fati.
Do të keni vetëm disa pasiguri emocionale, që nuk do të ulin dëshirën tuaj për t’u zbavitur. Ato do të shfaqen më shumë në sferën familjare. Në fund të muajit do të jeni si një vullkan që shpërthen!
 
Dashuria
Korriku nuk do të jetë i mbarë për dashurinë. Do të përballeni me kundërshti, dyshime, pasiguri, madje edhe ndonjë keqardhje për diçka që keni dashur, por që nuk e bëtë realitet.
Përjetojini këto emocione, por mos u përfshini shumë në to. Do të jetë një periudhë e vështirë, por nga fundi i muajit gjërat ngadalë-ngadalë do të ndryshojnë dhe do të dilni nga ky tunel i errët me dëshirën për t’i buzëqeshur jetës.
 
Puna
Raste të mira do ju shfaqen shumë gjatë korrikut. Ju takon juve të dini t’i shfrytëzoni mirë. Do ju ecë mbarë deri në 25 korrik. Fati dhe ndryshimet pozitive do t’ju japin më shumë stabilitet. Fati do jetë me ju për gjetjen e një vendi pune, ose për të përmirësuar të ardhurat.
Në fund të muajit do të jeni të pavëmendshëm, prandaj bëni mirë të pushoni, nëse mundeni. Në të kundërt, dyfishoni përqendrimin dhe kontrolloni gjithçka me kujdes!
 
BRICJAPI
Nuk do të shfrytëzoni më së miri mundësitë. Ndoshta sepse ndiheni të lodhur, ose të shqetësuar nga çështjet familjare ose ato të dashurisë që nuk i keni zgjidhur ende.
Gjithsesi do të ruani vendosmërinë, jeni të bindur që herët a vonë do t’i realizoni qëllimet. Në fund të korrikut, disa sinjale do t’ju tregojnë se kishit të drejtë dhe do ju tregojnë rrugën për të mbërritur në destinacion. Korriku do mbyllet shumë më mirë sesa nisi.
 
Dashuria
Nuk do ta keni të lehtë të kuptoni çfarë ju trazon në zemër. Me shumë mundësi për shkak të tensionit, që këtë muaj do ta keni anën tuaj më të dobët, sidomos 20 ditët e para të muajit.
Pavarësisht gjithçkaje, do të keni momente pushimi, sidomos në fillim dhe fund të muajit. Shfrytëzojini për të hedhur dritë mbi atë që doni realisht dhe për të zbuluar çfarë ju irriton.
 
Puna
Do të jetë një periudhë shumë impenjative, prandaj duket të veproni me kujdes, sidomos nëse do të jeni të irrituar me kolegët. Ruani qetësinë dhe gjakftohtësinë; pavarësisht të papriturave, shpenzimeve të shumta dhe tensioneve në punë do t’ia dilni mbanë.
Rezultatet do të shfaqen në fund të muajit, kur t’i keni idetë e qarta dhe t’ju shfaqen rastet e duhura. Koha ka punuar për ju dhe ju e dini.
  
UJORI
Do të doni ditë më të gjalla, apo më të qeta. Korriku shfaqet si një muaj që nuk do të favorizojë shumë raportet personale, që do të karakterizohen nga keqkuptime dhe të papritura.
Nga ana tjetër, ju vetë mund të jeni më nerzovë se zakonisht dhe prandaj nuk do të duroni ngacmimet e të tjerëve. Por dihet që kur është vapë, shumë njerëz e humbin toruan. Do të merrni një lajm të mirë, që do t’ju rikthejë buzëqeshjen.
 
Dashuria
Zemra juaj do të gëzojë mbështetjen e Afërditës, që pasi të kalojë tek Binjakët do t’ju ofrojë emocione të shumta. Gjatë korrikut nuk do të jenë armët tuaja të forta realizmi dhe komunikimi. Mërkuri tek Luani do t’ju bëjë nervozë, por nëse do të dëgjoni zemër dhe jo logjikën, gjërat do shkojnë më mirë.
Romanticiteti dhe ndjesitë e ëmblë do ju shoqërojnë për një kohë të gjatë; në fund të muajit mund të ndjeni pakënaqësi, sidomos përsa i përket erosit.
 
Puna
Korriku do të shfaqë dy anë përsa i përket punës dhe të ardhurave. Nëse në profesion do të tregoheni të pavëmendshëm dhe nervozë, ekonomikisht ky muaj do të jetë mjaft i favorshëm. Mund të përfitoni të ardhura shtesë që do ju gëzojnë.  
Nëse po kërkoni punë, tregohuni të duruar. Ndoshta do të gjeni diçka që nuk përmbush objektivat tuaja, kështu që do ju duhet të prisni për raste të tjera. Mos e humbisni durimin, së shpejti situata do të ndryshojë.
 
PESHQIT
Një muaj shumë i mirë, gjatë të cilit do të tregoni vendosmëri dhe do të jeni të aftë të realizoni projektet që keni më për zemër; si ato që lidhen me familjen, ashtu edhe ato që lidhen me pushimet apo udhëtimet e planifikuara.
Ndonjë e papritur mund t’ju ndryshojë planet në fund të muajit. Gjithsesi, në total, Korriku do të jetë një muaj mjaft pozitiv në të gjitha fushat.
 
Dashuria
Korriku do të jetë mjaft i mbarë për sferën e dashurisë dhe të erosit. Erosi do të jetë në maksimum për një kohë shumë të gjatë, ndërsa emocionet nga ana tjetër do të trazohen disi dhe do t’ju duket sikur jeni future në një tunel të errët.
E kaluara, dyshimet, ose frika nganjëherë e pashpjegueshme se diçka do t’ju ndodhë nuk do ju lënë të qetë. Largojini emocionet negative, të cilat do të tentojnë mos t’ju ndahen!
 
Puna
Në profesion do të shfaqni anën tuaj më të mirë, sidomos tani që kolegët tuaj mund të jenë të zënë duke pushuar. Kjo periudhë e favorshme do t’ju nxjerrë në pah në sytë e shefave duke bërë që t’ju ofrohet një mundësi e artë.
Kapini gjërat në ajër! Do të jeni më të vëmendshëm se zakonisht; do të dini të tregoheni të përqendruar dhe të vëmendshëm ndaj detajeve. Por në fund të muajit, kur Mërkuri shkon tek Virgjëresha, do të filloni të humbni terren. Prandaj pushoni!

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com