​Humb jetën kampioni i kërcimeve
dallëndyshe Sali Riza Gërqina

​Humb jetën kampioni i kërcimeve<br />dallëndyshe Sali Riza Gërqina
​Humb jetën kampioni i kërcimeve nga ura e Fshejtë Sali Riza Gërqina.

Një person u raportua dje të ketë humbur jetën në Gjakovë tek ura e shenjtë. Ngjarja ndodhi në orët e pasditës së djeshme ndërsa jo zyrtarisht mësohet se viktima është hedhur nga ura duke humbur jetën.

Viktima është kampioni i shumëfishtë i Kosovës i hedhjes nga lartësia, Sali Gërqina.

Mjeshtri i hedhjes dallëndyshe nga ura e shenjtë dyshohet të ketë humbur jetën rreth orës 17:00 në rrethana ende të paqarta.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe sot po vazhdojnë kërkimet për trupin e kampionit të kërcimeve nga “Ura e Fshenjtë”, Sali Riza Gërqinës.

“Dje pasdite ka humbur jetën tragjikisht, kampioni i shumëfishtë i kërcimit nga “Ura e Fshejt” Sali Riza Gërqina. Dallëndyshja e Gjakovës, me fotot e tij unike, u bë lajm i shtypit e mediave më të njohura botërore duke e promovuar, kultivuar dhe vazhduar në të njëjtën kohë traditën shekullore të legjendave e trimave të shumtë të këtij sporti dhe vendit të tij”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se Saliu humbi jetën, aty ku bëri historinë, tek Ura e Fshejt.

“Trupi i të ndjerit ende nuk është nxjerrë nga uji, ndërsa zhytësit e FSK do të vazhdojnë kërkimin sot gjatë ditës. Në emër të Komunës së Gjakovës, në emrin tim personal, ngushëllime familjes, shoqërisë, sportistëve dhe klubit të kërcyesve. Prehu në paqe kampion!”, shkruan Kusari-Lila. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë