Një tjetër pushues ka humbur jetën në qytezën e Ksamilit, ku ditët e relaksim për një familje nga Fieri janë kthyer në tragjedi.

Familja nga Patosi i Fierit, ka shkuar me pushime në Ksamil, ku gjatë ditës së sotme, kryefamiljari,  A.T, 45 vjeç, është ndjerë keq në dhomën e plazhit ku ishin duke qëndruar.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije, se 45- vjeçari është nisur drejt spitalit nga familjarët, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë pamundur të arrinte në ambientet e spitalit.

Njoftimi i policisë
Më datë 26.07.2017, në Ksamil, në një banesë-plazhi, është sëmurur dhe ka vdekur duke u transportuar për në spital i shoqëruar nga familjarët, shtetasi A.T, vjeç 45, banues në Patos Fier. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.