​I keni ditur efektet e mrekullueshme
të kërpudhave? Mësoni më tepë

​I keni ditur efektet e mrekullueshme<br />të kërpudhave? Mësoni më tepë
Kërpudhat janë një ushqim tepër i shijshëm që në vendin tonë është përdorur shumë herët.

Kërpudhat mund ti gjejmë kudo në dyqane, si ato të freskëtat dhe të të konservuara, por sic do lloj produkti bimor edhe kërpudha duhet përdorur atherë kur ka kohën e saj në mënyrë që të marrim sa më shumë përfitime.

Studimet shkencore kanë arritur në përfundimin se të konsumosh 100 gram kërpudha në ditë për vetëm një javë, ul nivelin e kolesterolit me 12%.

Grupi i pjesëmarrësve në eksperiment që në të njëjtën periudhë hëngri rreth 60 g gjalpë në ditë, e rritën kolesterolin për më shumë se 14%.

Ndërkohë, grupi që kishin konsumuar të njëjtën sasi gjalpi në kombinim me 100 g kërpudha, kishin ulur kolesterolin për 4%.

Bazuar në këto rezultate, doli në pah se kërpudhat janë pastruese të përsosura të gjakut.

Dietologët dhe shkenctarët i quajnë ato “mish i pyjeve”, sepse përpos shijes së këndshme dhe aromës, posedojnë vlera të jashtëzakonshme biologjike.

Ato kanë pothuajse të njëjtën cilësi si mishi i kafshëve, përmbajnë deri 91% ujë dhe shumë minerale, veçanërisht kalium, dhe më pak kalcium, fosfor, hekur dhe magnez.

Gjithashtu janë të pasura me fibra bimore dhe përmbajnë vitaminë B2, D dhe C.

Kërpudhat janë veçanërisht të vlefshme për shkak të proteinave, dhe në veçanti aminoacideve të rëndësishme. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike