Një javë nga masa e sigurisë “arrest me burg” vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda, gjyqtari i Sarandës, Rasim Doda ka kërkuar liri me kusht, kërkesë e cila u prana nga Apeli.

Anëtari i Gjykatës së Sarandës akuzohet për korrupsion pasiv dhe pritet të qëndrojë në burg për 30 ditë sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë.
 
Doda u arrestua në fillim të këtij muaji pasi akuzohet se i ka kërkuar 80 milionë lekë një biznesmeni për të dhënë vendim në favor të tij.
 
Mirëpo duke qenë se ky i fundit i ka pohuar se nuk donte të paguante, të nesërmen kur ishte planifikuar dhënia e vendimit, gjyqtari ka ndryshuar vendimin dhe i ka dhënë fitoren palës tjetër.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)