​I vunë flakën hotelit në Shqipëri
përjashtohen nga kombëtarja 

​I vunë flakën hotelit në Shqipëri<br />përjashtohen nga kombëtarja 
Idrissa Toure dhe Vitaly Janelt janë përjashtuar nga të Kombëtarja e të rinjve, U-19 pas një incidenti me zjarr që u zbulua në dhomën e një hoteli në Shqipëri. 

Dyshja që luan për Bundesliga u përjashtua nga aktivitetet kombëtare. Javën e kaluar, pas incidentit më 8 Tetor që u shënua në Shqipëri.

Sipas gazetës gjermane ‘Bild’, teksa stërviteshin, një punonjës i hotelit në Shqipëri vuri re zjarrin në dhomën e futbollistëve.

Me shumë gjasë ai ishte shkaktuar nga një llullë-shisha, për tymosje.
Për fat, zjarri nuk u përhap në gjithë hotelin.

Edhe pse e mohuan se llulla ishte e tyre, ata u dërguan në shtëpi para kohe dhe me kostot e tyre.

Trajneri i U-19 Frank Kramer tha për ‘Bild’: "Fatkeqësisht pati një incident dhe futbollistët tanë nuk u sollën profesionalisht. Faktet janë të qarta. Cfarë ndodhi më pas u bë në konsultim me klubin”.

Idrissa Toure dhe Vitaly Janelt
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat