Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Cako në një intervistë për Report Tv, sqaron se lidhur me incidentin e djeshëm ku autobusi i kombëtares serbe u qëllua me gurë ishte një incident që nuk mund të prishë organizimin e ndeshjes.

Cako nënvizoi se ka pasur një takim me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe federatës serbe, Tomislav Karadziç ku është sqaruar gjithçka mbi atë incident.

“Pata takim me Dukën dhe Presidentin e federatës së futbollit serbe, Karadziç, biseduam dhe u qartësuam, u kërkuam ndjesë dhe i siguruam për të gjitha masat që Policia e Shtetit ka marrë për të siguruar ekipin serb dhe atë shqiptar”, u shpreh Cako.

Kreu i Policisë së Shtetit më tej bëri të ditur se, gjatë ditës së sotme “në momentin që konstatohet një veprim që bie ndesh me normat e sportit do reagohet menjëherë dhe do të bëhet menjëherë subjekt shoqërimi do i nënshtrohet procedurave qoftë edhe penale.”

Cako tha më tej se, një pjesë e tifozëve të pajisur me bileta janë “Non Grata” dhe nuk do të lejohen të hyjnë në stadium.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)