​Incidenti me tifozët e Kukësit
Skënderbeu: Të tregojmë vlerat!

​Incidenti me tifozët e Kukësit<br />Skënderbeu: Të tregojmë vlerat!
Ndërprerja e ndeshjes mes Kukësit dhe Legia Varshavës pas goditjes me gurë të futbollistit polak, ka krijuar një gjendje “frike” në radhët e drejtuesve të ekipit korçar të Skënderbeut. 

Shefi klubit, Ilir Permeti u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve që të ruajnë qetësinë, si edhe të largohen nga thirrjet raciste dhe dhuna, pasi çdo veprim antisportiv do të jetë një penalizim për ekipin e tyre. 

“I bëjmë thirrje të gjithë tifozëve që të distancohen nga thirrjet raciste dhe dhuna. Jemi në një moment historik dhe duhet të tregojmë vlerat kombëtare. Ne po marrim të gjitha masat që të jetë një ndeshje model. Duhet të distancohemi nga të gjithë nga ato që kanë ndodhur më parë”, tha Permeti.

Ilir Përmeti u ndal edhe në organizimin dhe transportin e tifozëve të Skënderbeut duke thënë se ky ekip po bën historinë në Shqipëri dhe kërkon një mbështetje maksimale, jo vetëm nga tifozët korçarë, por nga çdo tifoz në vend.

“Ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm jo vetëm në Korçë por edhe këtu në Elbasan. Nuk ka rëndësi ku luhet në Korçë apo në Elbasan. Duhet të mbështetim një ekip që po bën historinë. Klubi ka marrë të gjitha masat për tifozët, ka autobusë pa limit”, tha ai.

Ndeshja e parë mes skuadrës moldave Milsami dhe korçarëve ka përfunduar me rezultatin 0-2. Ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet këtë të mërkurë në Elbasan Arena.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë