Incidenti i paradites në çadrën e protestuesve të PD-së përpara Kryeministrisë, ku një grua i ndërpreu fjalën Berishës duke iu drejtuar "na ke marrë shpirtin", ka sjellë edhe reagimin e kryetarit demokrat, Lulzim Basha.
 
Sipas Bashës, "protestuesja" ishte dërguar nga kryeministri Edi Rama për të provokuar protestën. Ai tha se kreu i qeverisë po nxit përçarje kombëtare.
 
Nuk dua të komentoj atë grua. Të gjithë ne pamë fotot e saj, por nuk dua të komentoj paraqitjen e saj. Dua t’i drejtohen Edi Ramës, i cili po i fryn përçarjes kombëtare. Edi Rama të distancohet nga provokimi anti-kombëtar. Rama e solli atë grua për të hedhur farën e përçarjes. Po kështu ndodh, i fryn përçarjes, s’ke kurajë të ballafaqohesh me qytetarët”, u shpreh Basha.