​Itali, Pas sulmit me acid në fytyrë
modelja Notaro kthehet në punë

​Itali, Pas sulmit me acid në fytyrë<br />modelja Notaro kthehet në punë
Gessica Notaro, një ish-finaliste e Miss Italia është kthyer për të punuar si trajnere e luanëve të detit, pesë muaj pasi u shpërfytyrua rëndë nga një sulm me acide të hedhura në fytyrë.

Modelja 28 vjeçare, tha se po e bënte këtë për të inkurajuar gratë e tjera për të luftuar kundër ngacmimit.

Ajo ka postuar një fotografi të saj në mediat sociale me luanë të detit në akuariumin ku punon dhe shkruan se "Forca ime, këtu është," ndërsa prekte një luan deti.

Ish i dashuri i saj është duke u hetuar për sulmin ndaj modeles por ai ka mohuar çdo akuzë.

Notaro, ishte në rrezik të humbjes së syrit në syrin e majtë pas sulmit dhe ka pasur disa operacione që nga ajo kohë.

notaro

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament