Ngjarja ndodhi në Genova të Italisë ku pas një grindje shqiptari 34 vjeçar, Ezyon Veizay ka qëlluar me thikë për vdekje 25-vjeçarin emigrant, Amdi Diallo. Moti dyshohet se kanë qenë mosmarrëveshjet mbi punën që emigranti ka kryer tek shqiptari.
Krimi besohet se ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit në një furrë buke me pronar shqiptar ku emigranti që dyshohet nga Afrika ka pasur një grindje me pronarin, vetë bukëpjekësi dhe ky i fundit e ka qëlluar me thikë disa herë në gjoks. Policia italiane zbuloi se sherri mes shqiptarit e afrikanitpo ndodhte prej ditesh dhe kishte kulmuar mengjesin e sotem.
Ka qenë vetë bukëpjekësi i ""Il Granaio - Pane Amore e Fantasia" që ka njoftuar tek numri i emergjencës 118 policinë. Por edhe pas mbërritjes së ambulancës dhe policisë, mbeti shumë pak për t;u bërë për punëtorin 25-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë.
Shqiptari ndërkaq u vu në pranga dhe po merret në pyetje mbi episodin që përgjaku furrën e tij.
(d.b/Shqiptarja.com)