Nuk kam asgjsë me gazetat sot; s’kam ç’them më për to veç se:
Gjithçka që është shkruar si "zbardhje e debateve" në grupin e deputetëve të Partisë Socialiste, ështe e rreme, as që ka lidhje me ato që kam thënë une dje në atë mbledhje!!
Unë nuk arrij të kuptoj se si ka mundësi që, gazetarë që nuk janë fare në mbledhje, nuk kanë asnjë mundësi të dinë gërmë për gërme-kjo do te thote zbardhje, çfare thuhet ne ate mbledhje, të publikojnë si zbardhje e për më shumë të vërteta, deklarime që i shkruajnë vetë, po e përsëris, pa asnjë mundësi të kenë qenë në mbledhje.
Dhe gjithçka që publikojne ne kete menyre, as qe e konsultojne me personin te cilit i vene ne goje fjalet e tyre-domethene ato fjale qe ata mendojne se i ka thene Erion Braçe, jo fjalet qe Erion Braçe ja thote kujtdo, pra edhe atyre po te pyesin.
Kjo nuk është gazetari, ky është një banalitet i përsëritur.
Tani per publikun që të mos gënjehet nga ajo që lexon në këto gazeta;
Une dje kam ngritur tre çështje:
E para, kam informuar grupin per mbledhjen e djeshme te komisionit te Ekonomise, ndryshimet e bera nga komisioni ne paketn fiskale, gjithnje ne sherbim te nje kategorie te gjere sipermarrjesh e punetoreve te tyre.
Jam ndalur edhe tek ceshtja e akcizes se gazit per makinat qe punojne me te.
Kam thene se komisioni dhe ministri i Financave po diskutojne lidhur me kete ceshtje, nderkohe qe ministri informoi edhe komisionin se po diskuton edhe me kryetarin e grupit te LSI.
Nderkohe, kam dhene ne grup mendimin tim personal;
Une mendoj se ceshtja e akcizes se gazit ka te beje me dy aspekte:
E para, me sigurine, sigurine e ketyre makinave qe punojne me gaz-shumica dermuese e tyre jane te modifikuara, te pa certifikuara pas modifikimit klandestin dhe, per arsye sigurie duhet te ndalohet qarkullimi i tyre; perbejne rrezik jo vetem kur qarkullojne por edhe kur jane parkuar vecanerisht brenda lagjeve.
Shperthime te tyre kane ndodhur ne seri.
E dyta, me sigurine e qytetareve, konsumatore familjare te gazit.
Situata eshte skandaloze dhe konsumimi i gazit per nevoja familjare, per shkak te menyres se si kryehet furnizimi, ku dhe ne cfare cilesie, posacerisht e lidhur ngushte me certifikimin e bombulave,
po kthehet ne nje histori te pergjakshme kohe pas kohe.
Akciza e gazit per makinat, vetem kjo e rritur por me pak se kudo dhe me cmim fundor me te ulet se kudo rreth e qark nesh, do te drejtoje qytetaret ne stacione te sigurta dhe do te garantoje furnizimin cilesor te qytetareve pa rritur cmimin per ta asnje qindarke.
Nese ky nen do bjere, atehere duhet ti thoni qytetareve se pasiguria per ta do te vijoje sic sot, por edhe masakrat nder ta me bombula te shperthyera do te jene prezente.
E dyta, kam ngritur shqetesimin e perseritur cdo jave, per semundjen e perhapur tek lopet.
Kam thene:
Semundja po perhapet, kryesisht tek bageti te pa vaksinuara ne te gjithe Myzeqene.
Me ministrin e Financave kemi punuar dhe gjetur parate per te paguar cdo kre te ngordhur apo therrur per shkak te semundjes, jane gati 130 milion leke, por kostoja po rritet per shkak te bagetive te tjera qe po ngordhin.
Duhet nje zgjidhje, kthejeni ne aksion vaksinim por te pergjegjshem ama. Eshte e pafalshme qe kur u krye vaksinimi, pavaresisht se u tha qe do vaksinoheshin tufat mbi dy lope, kjo nuk ndodhi, u lane tufa te tera pa u vaksinuar dhe tani ato jane prekur. Ne Cerme Pasha u verifikua ne prezence te zevendesministrit qe vaksina nuk ishin bere ne nje tufe me 8 lope-tani te prekur dhe i zoti ishte kryetari im i partise ne ate fshat.
Si ka mundesi te ndodhe kjo?
Sepse ka ndodhur kudo ne Myzeqe, Rrapeza eshte nje fshat i tere qe eshte trajtuar keshtu turpesisht.
Kjo eshte e pafalshme.
Po mire, keshtu me karkalecin dhe ju a kam thene ketu, keshtu me miun e arrave e ua kam thene ketu, keshtu edhe tani me lopet dhe, kete e bejne keta drejtoret e bujqesise, sic ne Lushnje tamam ai.
Shikoni mund tu duket pak kjo histori me lopet, por une nuk kam pare njerez te vuajne e qajne si per femijen, per nje lope te semure, nuk ka gje tjeter te shtrenjete per ata njerez-vec femijeve, se sa nje lope ne shtepi.
E treta, kam ngritur shqetesimin e perseritur te statusit te invaliditetit.
Kam thene:
Eshte e turpshme qe njerez vertet te tille, pra me aftesi te kufizuara, aftesi te vecanta, nuk perfitojne statusin e invalidit, nderkohe qe vijojne te paguhen njerez qe jane sagllam.
Komisionet mjeksore te invaliditetit jane thuajse te gjitha te korruptuara, ato qe kane qene pergjithesisht dhe perdorin pushtetin qe kane per te shitur statusin e invalidit; ky eshte krim. Me keta nuk duhet te kete gjuhe tjeter vec ligjit, nuk zgjidhet me me llafe, duhet te hyje ndonje prej tyre ne burg per kete krim me qellim qe kerkush te mos guxoje me.
Në anen tjetër nese duhet ndryshuar ligji, duhet bere tani, nuk munjd ti kerkosh nje njeriu me paaftesi te lindur, qe ne pese vitet e fundit te kete nje vit te siguruar. Ku te kete punuar ky qe kete dhe sigurime?
Kërkund!
Kjo histori duhet zgjidhur njëherë e mirë dhe duhet zgjidhur tani.
*Reagimi i deputetit socialist Erjon Braçe vjen pas lajmeve në shtypin e shkruar me tituj; Grupi i PS zien kundër LSI, Braçe: Të arrestojmë ndonjë drejtor të tyre”
(d.b/Shqiptarja.com)