GREQI-Një shqiptar i vrarë është gjetur pranë kufirit shqiptaro-grek në Janinë. Trupi i pajetë i qëlluar me plumba është gjetur nga policia greke në fshatin Kiparisia.

Mësohet se trupi i pajetë është i një mashkulli, ndërsa nga kqyrja e trupit vihen re plagë zjarri.

Shqiptari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ishte deklaruar i humbur para disa ditësh nga familjarët.

(d.b/Shqiptarja.com)