​Javës tjetër kulmon i nxehti, por
kjo verë nuk do jetë si të tjerat

​Javës tjetër kulmon i nxehti, por<br />kjo verë nuk do jetë si të tjerat
Kemi disa vite rresht që flasim se kjo stinë vere që lamë pas ka qenë më e nxehta ndër vite.

Por moti gjithmonë vjen me surpriza. Kështu dhe vetë stina e verës që sapo trokiti nuk do te jete nga ato që do ju bëjë të shkrini nga vapa. Do të jetë stina e verës më e freskët që keni përjetuar këto vite.

Temperaturat do të suprizojnë javën që vjen duke kulmuar ditën e premte deri në 38 gradë Celsius, por më pas fasha e tyre do të jetë tek 30-33 gradë Celsius.

Në zonat qendrore, jugore e perëndimore të vendit këto temperatura do të shoqërojnë muajt e Korrikut e Gushtit, kurse në juglindja, verilindja e zonat malore do të karakterizohen me temperatura nga 25-27-28 gradë Celsius.

Reshjet e shiut do të jenë lokale dhe sporadike, por gjithsesi ato do të jenë të mirëpritura për një pjesë të qytetarëve, por jo për pjesën që do të përballet me to gjatë ditëve që kanë planifikuar pushimet.

Por megjithatë, freskut të muajve në vijim do i paraprijë vala e të nxehtit  që pritet të kulmojë në javën e tretë të qershorit, ndaj kujdes!

temperatura e veres

Per me shume klikoni Ketu

Meterologia flet per Shqiptarja.com, cfare moti do te kemi ne Qershor, Korrik e Gusht
Meteorologjia Lajda Porja bën të ditur për Shqiptarja.com se muaji Gusht do të jetë më i freskëti krahasuar me vitet që kanë kaluar.
Porja theksoi se Qershori do të jete plot befasi.
"Parashikohet që kjo fundjavë të jetë me temperatura që do të luhaten ndjeshëm si dhe me reshje shiu. Të dielën do të ketë rënie temperaturash dhe shi, të hënën pritet që i nxehti afrikan të prekë dhe Shqipërinë. Ndaj në fundjavën e javës tjetër priten vlera jo normale për Qershorin, por më pas do të ketë rënie të ndjeshme temperaturash.
Një paradite plot diell, një pasdite me rrebesh shiu. Do të ketë plot ditë të tilla në këtë muaj”, tha Porja.

Sipas meteorologes, Korriku do të jetë një muaj i mbarë për pushime pasi koha do të premtojë për plazh, kurse Gushti do të jetë tepër i freskët, ndërsa nuk do të mungojnë dhe reshjet e shiut.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!