TIRANE-"Jo parcela majë maleve se na kap policia". Nga frika se zbulohen lehte, trafikante e kultivues të kanabisit tani kanë në vëmendje apartamentet, tunelet e magazinat.
Këto vende të fshehta, të adoptuara si sera e laboratorë droge janë bërë dhe mënyra më e re e kultivimit të kanabisit në Shqipëri.
Për ngrohje të bimës përdoren llambat, kurse për ujë, tubacionet e rrjetit të ujësjellësve.
3 laboratorë droge janë zbuluar ditët e fundit, në Skrapar, Tiranë dhe Fier
Një banesë 3-katëshe ishte kthyer në një bazë për rritjen e drogës në lagjen “Kastriot” në Fier. 6 dhoma të katit të dytë dhe të tretë të ndërtesës ishin kthyer në një laborator droge të sofistikuar ku rritej kanabisi. Nëpërmjet llambave po kultivoheshin 2784 bimë kannabis sativa me lartësi që varjon nga 30 deri 80 cm. Bima ishte gati për tu prerë dhe po bëheshin gati 2820 kubikë të tjerë për tu mbjellë. Policia ka arrestuar 8 persona, 6 burra dhe 2 gra si dhe dy punonjës të OSHEE-së.
Banesa ka qenë në pronësi të Piro Bares por sipas Policisë ishte marrë me qira nga E.F, i cili është shpallur në kërkim. Dy punonjësit e OSHEE dyshohet se kanë shpërdoruar detyrë si dhe ishin në dijeni të këtij laboratori, ndërkohë që dy gratë merreshin me tharjen e bimës.
Policia në brendësi të banesës ka gjetur edhe 167 bimë në proces tharje. Brenda shtëpisë së kthyer në laborator u gjetën shumë bidona plastik, tuba uji për të vaditur kanabisin, llamba të posaçme për rritjen e bimës.
Burime nga Policia bëjnë me dije se fillimisht u dyshua për laborator kanabisi, pasi fatura mujore e kësaj banese shkonte minimum 3 milionë lekë të vjetra. Nga kontrolli u pa që edhe në korridoret e banesës ishte mbjellë kanabis, ndërkohë që një dhomë përdorej për procesin e tharjes.
E njëjta skemë ishte përdorur edhe në laboratorin e drogës në tunelet e ish Uzinës së Autotraktorëve në Tiranë. Brenda tunelit ishte krijuar një sistem modern me llamba jeshile dhe të verdha për të kultivuar kanabis. Hazbi Parllaku, Gjergji Duro, Kristi Duro, Gerald Bilmani, 59 vjeç dhe Robert Minoni u arrestuan pasi fabrikën e plastikës e kishin kamufluar për të krijuar një laborator kanabisi brenda në tunel.
Nëpërmjet llambave kanabisi kultivohet brenda një kohe të shkurtër 35-45 ditë dhe më pas është gati për tharje. Në këto laborator mund të kultivohet kanabis në çdo periudhë të vitit. Edhe në Skrapar është zbuluar një laborator droge. Zbulimi i këtyre laboratorëve është bërë në kuadër të masave që ka ndërmarrë Policia për kultivimin e kanabisit.
[gallery]21832[/gallery]
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
mënyra e re e kultivimit të kanabisit">