​Jolie bllokon telefonatat me Pitt
këshillohet me Johnny Depp

​Jolie bllokon telefonatat me Pitt<br />këshillohet me Johnny Depp
Aktorja Angelina Jolie ka bllokuar thirrjet celulare që mund t’i vijnë nga bashkëshorti Brad Pitt. Burime bëjnë të ditur se, 41-vjecarja ka vendosur të injorojë cdo kontakt me burrin pasi deklaroi e bëri publike dhe letrat e divorcit.

'Angelina nuk pranon asnjë telefonatë apo mesazh nga Brad, shkruan 'Us Weekly'.

Ndërkohë aktori ka mbetur i shokuar dhe komplet shkatërruar nga këto veprime të së shoqes. Vetëm lajmi për divorcin thuhet se e ka hutuar komplet, sidomos kur e shoqja i bëri të ditura publikisht dhe arsyet se përse kërkon ndarjen.

'Këto ditë po qëndron tërësisht i vetmuar dhe thuhet se ka qarë për ngjarjen”, shkruan një burim për revistën.

Ndërkaq Angelina Jolie ka vizituar shokun e saj i vjetër, Johnny Depp pas ndarjes nga Brad Pitt.

Mendohet se aktorja ka diskutuar për problemet në martesën e saj me yllin e “Piratët e Karaibeve”, madje ka punësuar edhe avokaten e këtij të fundit, Laura Wasser.
Sipas një burimi të ‘The Sun’, Jolie e ka pasur idhull Depp-in për vite me radhë para se të bashkëpunonin në filmin “The Tourist”.

Aktori sapo është divorcuar nga Amber Heard, por nuk është përfolur asnjëherë për një lidhje me Jolie.

Sipas të njëjtit burim, Jolie dhe Depp kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm prej momentit kur Heard kërkoi divorcin.

Jolie e Pitt gjate nje filmi



(d.b/Shqiptarja.com)

 

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois