Këshilli i vendeve ku kalon gazsjellësi TAP do të mblidhen më 23 shkurt, në Baku të Azerbajxhanit, me axhendën e takimit ende për t’u përcaktuar përfundimisht.
 
Mbledhja është bërë e ditur nga ministria e energjisë e Azerbajxhanit. Pjesëmarrës do të jenë përfaqësuesit e vendeve që formojnë korridorin jugor të gazit: Azerbajxhani, Gjeorgjia, Turqia, Greqia, Shqipëria, Italia dhe Bullgaria.
 
I pranishëm në takim do të jetë edhe Maros Sefcovic, zëvendëskryetar i Komisionit Evropian për Energjinë, si dhe përfaqësues të organizatave financiare ndërkombëtare.
 
Kjo është hera e tretë që mblidhet këshilli i vendeve të TAP-it, pas takimeve të zhvilluara më 12 shkurt 2015 e 29 shkurt 2016.
d.i./Shqiptarja.com