Një grua humbi jetën sot në mesditë, në hyrje të Tiranës, pranë sheshit “Shqiponja”.

Shtetasja e moshës 61 vjeç ishte duke kaluar përmes rrugës në një vend pa vijëzime dhe ndërsa po kalonte bordurën ndarëse të rrugës, është goditur nga një makinë.

Polciia ben te ditur se ne rrugën sa kalon mbikalimin e Kamzës në drejtim te sheshit Shqiponja mjeti tip BMW, me drejtues shtetasin S. V., ka aksidentuar shtetasen R. Gj., 61 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor në vendngjarje po kryhen veprimet dhe procedurat për nxjerrjen e shkakut të aksidentit.

(d.b/Shqiptarja.com)