​Kanceri i gjirit dhe fushata me
limon. Ja çfarë duhet të dini

​Kanceri i gjirit dhe fushata me<br />limon. Ja çfarë duhet të dini
Kanceri i gjirit dhe fushata me limon. Kjo është ide vjen nga Organizata Worldwide Breast Cancer, ku përmes grafikut e keni shumë të lehtë të kuptoni simptomat e zbulimit të kancerit të gjirit.
 
Kjo foto është bërë virale në momentin kur Erin Smith Chieze e postoi në facebook si përgjigje e postimeve të të tjerëve që thjeshtë postonin zemra të thyera për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirti. Në postimin e saj, ajo sqaroi përvojën me kancer dhe se sa frustruese ishte për të kur shihte zemra të tilla, e jo diçka që në fakt mund të shpëtonte jetë njerëzish.
 
“Ju lutem, ndaloni së bëri lojëra të tilla që në fakt nuk promovojnë ndërgjegjësim”, ka shkruar Erin. “Pra, nëse me të vërtetë dëshironi të ndihmoni njerëzit me kancer, ndani fotografi të tilla si kjo”.
 
Natyrisht kjo fotografi nuk është zëvendësim për takimet e rregullta me mjekun tuaj, por thjeshtë është diçka më e dobishme se sa zemër e kuqe.
 
Si mund të duket kanceri i gjirit
 
Masë e trashë, gjurmë e dhëmbëzuar, erozion i lëkurës, nxehtësi apo skuqje, rrjedhje e lëngut, gungë e gropëzuar…
 
Dalje e gungës, rritje e venave, thitha të tërhequra, deformim i madhësisë, lëkurë e lëvozhgës së portokallit, gungë e padukshme….

Këta limona e përcjellin më saktë nga të gjithë atë që ndodh me gjirin kur sulmohet nga kanceri.

LIMONA

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike