Personat që shihni në foto janë Ylli Shkalla 19 vjec dhe Ylli Driza 23 vjec.
Të rinjtë prej më shumë se 6 muaj ishin kthyer në grabitësit më të rrezikshëm në kryeqytet duke kryer plot 8 bastisje në banesa e biznese të ndryshme me vjedhjen e sendeve me vlerë dhe parave.
Është dashur hetim disa mujorë për të zbuluar dy “Yjet” të cilët 24 orë më parë kanë rënë në pranga në kushtet e flagrancës.
Po për cfarë akuzohen Shkalla dhe Driza?
Sipas hetimeve ata janë përgjegjës për grabitjet si më poshtë:
1- Më datë 06.12.2016, në rrugën "Nikoll Ivanaj", kanë vjedhur banesën e shtetases M. A., ku kanë marrë një televizor të markës “Samsung”, një kamer dhe një DVD-player.
2- Më datë 09.12.2016, në rrugën "Migjeni", kanë vjedhur banesën e shtetasit S. D., ku kanë marrë një televizor të markës “Sony”, dhe dy shishe pije alkolike.
3- Më datë 12.12.2016, në rrugën "Bektash Kozeli", kanë vjedhur banesën e shtetasit E. SH., ku kanë marrë 1500 euro, 6000 lekë, e një laptop të markës “Samsung”.
4- Më datë 24.12.2016, në rrugën "Jordan Misja", kanë vjedhur banesën e shtetasit I. H., ku kanë marrë disa bizhuteri të ndryshme.
5- Më datë 31.01.2017, në rrugën "Halil Malaj", kanë tentuar të vjedhin, banesën e shtetasit R. B., 57 vjeç.
6- Më datë 04.02.2017, në rrugën "Nikoll Ivanaj", kanë vjedhur me thyerje banesën në përdorim të shtetasit E. K., ku kanë marrë një televizor të markës “Samsung”, një aparat fotografik të markës “Samsung” dhe një varse.
7- Më datë 06.02.2017, në rrugën "Jordan Misja", kanë vjedhur banesën e shtetasit A. SH., ku kanë marrë 20.000 lekë.
8- Më datë 26.02.2017, në rrugën "Nikolla Jorga", kanë vjedhur banesën e shtetasit E. G., ku kanë marrë një televizor të markës “Samsung” dhe një lap-top.
Këta persona u prangosën në kuadër të operacionit koduar “Star 2” ndërsa prej më shumë se 4 muaj oficerët e komisariatit numër tre arritën të provonin përfshirjen e të rinjëve në një grup kriminal.

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO