​Katër arsye pse duhet
të ecim sa më shumë

​Katër arsye pse duhet<br />të ecim sa më shumë
E kemi dëgjuar gjithmonë se të ecësh i bën shumë mirë trupit, madje shumë herë na e ka këshilluar edhe doktori. Gjithsesi nëse akoma nuk jeni bindur ja ku i keni kaur arsyet sepse ecja na bën shumë mirë, dhe ju siguroj se nuk keni për ta marrë më urbanin:

Ecni për tu ushtruar
Ecja është më e lehtë për trupin sesa ushtrimet tjera fizike apo vrapimi. Ecja mund të mjaftojë për një shëndet më të mirë duke bërë që me kohën me kohën të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe force.

Ecja është ushtrim për tërë trupit
Trupi i njeriut ecën me lëvizje të sinkronizuara, duke përfshirë të gjitha nyejt dhe  muskujt. Këmbët, kyçet, gjunjët, ijët, etj. Prandaj, ecja nuk është vetëm ushtrim për këmbët, por për të gjithë trupin.

Avantazhet e ecjes

Doktorët thonë se njerëzit që ecin rregullisht kanë një shëndet më të mire.
Përfitimet e ecjes

Disa nga përfitimet që  sjellë ecja si ushtrim fizik, sipas Harvard Medical School, janë:

– Shtypje më e ulët e gjakut dhe rrezik i zvogëluar i pësimit të sulmit të trurit
– Zvogëlim i rrezikut të sulmeve të zemrës dhe kolesterol më i ulët
– Rritje në densitetin e eshtrave dhe rrezik më i ulët për t’i thyer eshtrat
– Rritje e ndjesisë së mirëqenies

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot