Katër mënyra për të ç’liruar stresin
pa u larguar nga tavolina e punës
Por ka disa mënyra ose le ti quajmë truke, që të hiqni stresin pa u larguar nga tavolina e punës. Më poshtë po ju rendisim katër mënyra dhe ju zgjidhni kë t'ju duket më e përshtatshme.
Personat që qëndrojnë me orë të zgjatura në tavolinën e punës, përballë një kompjuteri, shpesh ndihen të stresuar dhe duan të dalin, “të marrin pak ajër”.
Por këtë nuk mund ta bëni, pasi mund tju vijë një telefonatë e rëndësishme dhe mund tju hapin problem dhe kjo e rrit stresin akoma më shumë.
Por ka disa mënyra ose le ti quajmë truke, që të hiqni stresin pa u larguar nga tavolina e punës.
Më poshtë po ju rendisim katër mënyra dhe ju zgjidhni kë t'ju duket më e përshtatshme.
Masazhi i veshëveDuket e çuditshme për t’u praktikuar në vendin e punës, por është një praktikë nga mjekësia tradicionale kineze e cila është dëshmuar se funksionon.
Truku është që veshi të bëhet masazh me butësi, në qendër të pjesës së epërme të veshit. Kjo pikë që quhet pika Shen Men thuhet se e largon stresin dhe shton energjinë, që është pikërisht ajo që ju nevojitet gjatë një të ngarkuar me punë.
Pastroni dhe ndërrojini vendin objekteve mbi tavolinë. Edhe nëse jeni të ngarkuar me punë, gjeni kohë dhe ndërroni pozicionin e gjërave tuaja dhe pastroni hapësirën e punës.
Kur e keni rregulluar tavolinën tuaj, rregulloni edhe veten. Atëherë mund të vazhdoni punën me energji të re.
Truku me gishtatNëse dëshironi t’u jepni pushim gishtave tuaj, atëherë kujdesuni që t’i fërrkoni mirë, por keni kujdes me gishtat e mëdhenj.
Masazhoni kujdesshëm rrathët në gishtat tuaj të mëdhenj, me shumë butësi duke relaksuar muskujt.
Teknika e frymëmarrjesKur merrni frymë thellë, që është gjëja më e thjeshtë, ju mund të relaksoheni, por edhe më shumë mund ta bëni këtë nëse praktikoni edhe disa gjëra tjera të vogla.
Shtyni stomakun para që të tërhiqni ajrin sa më poshtë, më pas ç’lironi duke bërë të kundërtën. Punoni pak me muskujt tuaj që të keni tri frymëmarrje, më pas kthehuni në ritmin e zakonshëm.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 5279
Lajme të tjera
-
NASA publikon imazhet mahnitëse të planetit tokë gjatë natës (FOTO)
22 Mars, 22:44
-
Abazoviç takon Escobarin: Politika e nacionalizmit është zhdukur nga Mali i Zi! Shpresojmë të zgjidhet një President që të na shpëtojë nga e kaluara
22 Mars, 22:40
-
Para 31 vitesh PD me rezultat historik, sot e përçarë! Haklaj: Alibeaj del me kandidatë në 61 bashki! Kthupi: E ardhmja pa Berishën! Elezi: S’ka luksin të përjashtojë
22 Mars, 22:38
-
Shtëpia e Bardhë: Takimi Putin-Xi Jinping nuk do t'i japë fund luftës në Ukrainë
22 Mars, 22:26
-
Princi William udhëtim sekret në Poloni! Takon trupat britanike që mbështesin Ukrainën
22 Mars, 22:10
-
SHBA-ja rrit sërish normën e interesit, pavarësisht rrezikut për përkeqësim të ekonomisë
22 Mars, 22:09
-
I përfshirë në organizatë kriminale, arrestohet zv.drejtori i Policisë Kriminale në Malin e Zi
22 Mars, 22:05
-
Kronologjia e tragjedisë në Crotone me 88 viktima! Del VIDEO e re nga momentet e fundit të varkës përpara se të përplasej me shkëmbinjtë
22 Mars, 21:47
-
Olta ‘i fut xixat’ ‘shoqes së suitës’: Sot në darkë dua të më bësh striptizëm! Ironia e Deas: Aq të fortë sa Kiara ta bëj?
22 Mars, 21:47
-
Gjykata Penale lëshoi urdhërarrest për Putinin, kërcënon moderatori rus: Do përgjigjemi me armë bërthamore
22 Mars, 21:33
-
Përmbyset anija me peshë 3 mijë ton në portin skocez, 35 të plagosur (VIDEO)
22 Mars, 21:24
-
‘Prapaskenat’ e kompromisit të Ohrit, ‘rrëfehet’ Kurti: Ishim pala kreative, Vuçiç kërcënoi se do ikte nga takimi
22 Mars, 21:15