​Katy Perry mes lotëve: Kam
tentuar vetvrasje

​Katy Perry mes lotëve: Kam<br />tentuar vetvrasje
Katy Perry, ka vendosur të ndajë me publikun takimin e saj me terapistin, ku mes lotësh ka treguar problemet e saj, si konflikti me prindërit apo lufta ndaj alkolit, të cilat e kanë shtyrë edhe të mendojë vetvrasjen.

Një javë shumë intensive kjo për Katy Perry, e cila për lançimin e e albumit të saj ka vendour kamera në të gjithë shtëpinë e saj në një stil “ big brother” ku do të monitorohet 24 orë.


Ikona e popit kishte organizuar një  takim me regjizorin e filmit “Wonder Woman”  Patty Jenkins, aktoren Anna Kendrick dhe këngëtaren Sia.

Por përpara se të ulej me ta këngëtarja ka bërë një takim me terapistin e saj, ku ka treguar disa momente nga jeta e saj, si problemet me prindërit, dhe ato me alkolin e pikërisht ky veprim i fundit e ka shtyrë të shkrauj edhe një këngë.

Këngëtarja, emri i vërtetë i të cilës është Katheryn Hudson, nuk ka dashur ti fikë kamerat gjatë këtij momenti.

Duke treguar momentet e saj të dobëta, Katy ka dashur ti tregojë fansave se është si ata, dhe me këtë rast ka shpjeguar edhe prejen e shkurtër ë flokëve të saj ku tha se i ka prerë sepse është lodhur duke qenë Katy Perry.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

21/2
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump

JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump