​KED, hidhet shorti me gogla në
Kuvend, ja 9 emrat që fituan
Zgjidhet edhe gjyqtari që votoi kundër Vetting

​KED, hidhet shorti me gogla në<br />Kuvend, ja 9 emrat që fituan<br />Zgjidhet edhe gjyqtari që votoi kundër Vetting
TIRANË-Konstituohet organi i parë i Reformës në Drejtësi. Këshilli Emërimeve në Drejtësi, (KED) një strukturë e cila futi shpesh në sherr PD-në e PS-në gjatë hartimit të platformës ka tashmë 9 anëtarët e tij.

Ndër to dhe Besnik Imeraj, gjyqtari i Kushtetuese që votoi kundër ligjit të Vetting-ut. Edhe pse me mandate të përfunduar në Kushtetuese pjesë e KED-së për këtë vit do të jetë dhe Vladimir Kristo.

Hedhja e shortit u drejtua nga kryetari i Parlamentit, Ilir Meta.

9 emrat fitues

 1- Vladimir Kristo nga Gjykata Kushtetuese

2- Besnik Imeraj nga Gjykata Kushtetuese

3- Mirela Fana  nga Gjykata e Lartë

4- Rovena Gashi  nga Prokuroria e Pergjithshme

5 -Brikena Ukperaj, Lubonja nga Gjykata e Apelit

6- Ervin Metalla nga Gjykata e Apelit

7- Gentian Trenova nga zyrat e prokurorisë pranë Gjyaktave të Apelit

8- Fatjona Mencaj nga zyrat e prokurorisë pranë Gjyaktave të Apelit

9- Kastriot Selita nga Gjykata Administrative.


Kuvendi hodhi shortin pasi presidenti refuzoi ta ushtronte këtë kompetencë, dhe përzgjodhi anëtarët e tjerë mes emrave të propozuar nga Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Prokuria dhe Gjykatat e Apelit dhe Gjykata Administrative.

Ndryshe nga çfarë parashikon procedura, Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Apelit kishte sjellë vetëm nga një emër për kandidatët e tyre duke i emëruar pa short.

Kështu anëtarë pa gogla u zgjodhen Rovena Gashi nga Prokuroria e Përgjithshme, dhe dy emrat e dërguara nga prokuroria e Apelit, Gentian Trenova e Artan Zeneli.

Megjithatë shorti kishte kontestimet e tij. Magjistratët ishin ankuar pranë deputeteve dhe kuvendit se institucionet e caktuara kishin aplikuar kritere të kundraligjshme për të përjashtuar emra në mënyrë selektive.
 
Sipas Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka për detyrë të bëjë vlerësimin moral dhe profesional dhe renditjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Kryetari i kësaj strukture të re me mandate 1 vjeçar duhet të jetë anëtar i Gjykatës së Lartë, pra në rastin konkret Mirela Fana.

Në këtë procedurë u përzgjodhën 9 emra mes 52 kandidatëve që morën pjesë në garë.

Numrin më të lartë të kandidatëve e solli Këshilli i Larte i Drejtësisë, me 28 të tillë, në një kohë kur në Këshillin e Emërimeve në drejtësi KLD do të kishte 3 anëtarë, 2 gjyqtarë nga Apeli dhe një nga administrativja. 

Gjykata e Lartë solli 13 kandidatura për 1 vend në KED, kurse Gjykata Kushtetuese 8 kandidatë për 2 vende në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme ka 3 kandidatura për 3 vendet në KED, një nga prokuroria e përgjithshme dhe dy nga prokuroritë e Apelit. 

Me te kuqe, emrat qe u perzgjidhen per anetare te KED

Lista e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të cilët plotësojnë kriteret kandidatë të KED, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

Bashkim Dedja
Vladimir Kristo
Vitore Tusha
Altina Xhoxhaj
Fatmir Hoxha
Gani Dizdari
Fatos Lulo
Besnik Imeraj

Lista e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që plotësojnë kriteret për KED

Arjana Fullani
Andi Çeliku
Aleksandër Muskaj
Guxim Zenelaj
Edmond Ismailaj
Mirela Fana
Medi Bici
Artan Zeneli
Shkëlzen Selimi
Admir Thanza
Tom Ndreca
Artan Broci
Ardian Dvorani

Rovena Gashi Prokuroria e Përgjithshme
Gentian Trenova Prokuroria e Apelit
Fatjona Memcaj Prokuroria e Apelit


Andi Civici Gj. Apelit, Tiranë
Artur Kalaja Gj. Apelit, Tiranë
Elbana Lluri Gj. Apelit, Tiranë
Ervin Metalla Gj. Apelit, Tiranë
Fatri Islamaj Gj. Apelit, Tiranë
Desart Avdulaj Gj. Apelit, Durrës
Enton Dhimitri Gj. Apelit, Gjirokastër
Olsi Xhavella Gj. Apelit, Korçë
Aleks Nikolli Gj. Apelit, Shkodër
Alma Licaj Gj. Apelit, Vlorë
Brikena Ukperaj Lubonja Gj. Apelit, Vlorë
Klodiana Gjyzari Gj. Apelit, Vlorë
Margarita Buhali Gj. Apelit, Vlorë
Albana Boksi Gj. Apelit Për Krimet E Rënda
Gurali Brahimllari Gj. Apelit Për Krimet E Rënda
Altina Nasufi Gj. Administrative Tiranë
Amarildo Laci Gj. Administrative Tiranë
Rilinda Selimi Gj. Administrative Tiranë
Bernina Kondi Gj. Administrative Tiranë
Blerona Hasa Gj. Administrative Tiranë
Fjoralba Prifti Gj. Administrative Tiranë
Kastriot Selita Gj. Administrative Tiranë
Artur Malaj Gj. Administrative Tiranë
Elda Vrioni Gj. Administrative Tiranë
Gentian Medja Gj. Administrative Tiranë
Gentiana Muçaj Gj. Administrative Tiranë
Nafije Curri Hasko Gj. Administrative Tiranë
Klodiana Veizi Mema Gj. Administrative Durrës

Si do te funksionoje KED
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organi ombrellë i të gjitha institucioneve, që kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrton dhe rendit kandidatët sipas meritës profesionale.

Renditja e kandidatëve nuk është e detyrueshme me përjashtim të rastit kur nuk arrihet të emërohet kandidati. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore.

Pra, KED do të funksionojë për seleksionimin në bazë të ligjit për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ose Vettingu, në bazë të tre komponentëve; verifikimi i pasurisë, lidhjes me krimin dhe aftësitë profesionale. 

Ata ushtrojnë detyrën me mandat një vjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik. Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi qëndrojnë në detyrë për 1 vit nga data 1 janar e çdo viti kalendarik. Në rast pamundësie ose të konfliktit të interesit, anëtarët zëvendësohen nga anëtarët zëvendësues.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje