Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet

Foto arkive

Londer- Një burrë po lufton për jetën në Londër pas një goditjeje me thikë në urën Westminster që ka ndodhur pak minuta më parë. Policia raporton se tre persona janë arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasjeje, ndërsa një tjetër është arrestuar nën dyshimin për lidhje të ngushtë me krimin.

Ura e Westminsterit është e mbyllur në çdo drejtim ndërkohë që policia po kryhen hetimet e nevojshme.

Ndërkohë që ngjarje të tilla janë sfidë e sigurisë në cdo zonë urbane të Europës dhe për të cilat pritet gjithmonë fjala e profesionistëve të sigurisë dhe drejtësisë, e kundërta ndodh në Shqipëri.

Aty ku një histeri e nxitur edhe nga politika, është ngritur si zakonisht, pas një ngjarjeje kriminale që i mori jetën një adoleshenti.

Ndërkohë që shoqëritë e maturuara ia lënë vendin hetimeve dhe më pas analizës, në Shqipëri ndodh e kundërta, gjithkush del në një përfundim publik dhe gjykim mediatik.

Për rastësi, në të njejtin moment, në Londër po mbante fjalën e tij kryeministri Edi Rama, i cili u ndal edhe te mënyra se si politika në Shqipëri shfrytëzon ngjarjet kriminale për interesa të ngushta.

“Ku bën vaki? Ku bën vaki, në cilin vend demokratik, që pa u varrosur ende kufoma e një viktime të pafajshme të dalin djajtë nga shishet dhe tia marrin valles së luftës për pushtet, ndasive duke shkelur mbi trupin e të ndjerit dhe shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar me plot të drejtë prej tragjedisë. Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare”, deklaroi Rama nga Londra.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tiku: 24/11/2024 16:03

    ka nje ndyshim thelbesor, policia e Londres eshte profesionale dhe jo e inkriminuar dhe e korruptuar sic eshte ajo ne Shqiperi...njerezit ne shqiperi mundohen te bejne publike faktet qe mos t'i fsheh policia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City