​Keni mbushur 40 vjeç? Këto nëntë
ushqime duhet ti konsumoni patjetë

​Keni mbushur 40 vjeç? Këto nëntë<br />ushqime duhet ti konsumoni patjetë
Ndryshimi i dietës ushqimore pas moshës 40 vjeç është gjëja e duhur pasi metabolizmi ngadalësohet dhe hormonet ndryshojnë, këshillojnë dietologët.
 
Pasi keni mbushur këtë moshë duhet të përzgjidhni ushqime të cilat falë përmbajtjes së tyre të lartë në fibra, antioksidantë dhe vitamina, kthehen në aleatin kryesor të mirëqenies trupore por edhe mendore.
 
Sipas këshillave të dietologëve, janë nëntë ushqime të pasura me substanca të dobishme dhe të shëndetshme për organizmin.
 
Këto nëntë produkte ndihmojmë ruajtjen e formave trupore dhe mirëfunksionimin e aparatit tretës.
 
1.Avokado
Konsumi i avokados do ndihmojë përmirësimin e formës fizike, pasi mban nën kontroll oreksin.
 
Studime të shumta vlerësojnë se avokado si frut ka efekte pozitive në dietën ushqimore, duke e bërë atë më të ekuilibruar.
 
Teksa me konsumimin e tij, trupi ynë furnizohet me shumë lëndë ushqyese sikurse janë vitaminat K dhe E, fibra dhe kalium.
 
 
2.Lakra
Kur vjen puna për t’u furnizuar me lëndë ushqyese të shëndetshme, lakra ka shumë pak rivalë.
 
Në këtë kuptim një ndër lëndët më të rëndësishme është acidi alfalipsoik, (ALA), antioksidant i fuqishëm i cili ndihmon në transformimin e glukozës në energji dhe mbajtjen në nivele të qëndrueshme të sheqerit në gjak.
 
Një studim i zhvilluar nga Universiteti Merilend ka zbuluar se kjo substancë redukton rrezikun e diabetit, iktusit, glaukomës dhe patologjive të tjera.
 
3.Luleshtrydhe
Rreth të 40-ave problemet me tretjen rriten, duke u bërë gjithnjë e më të shpeshta, sidomos te grate dhe shkaku kryesor mendohet të jetë dieta e varfër në fibra.
 
Kjo është një ndër arsyet se pse ju këshillojnë t’i bëni pjesë të dietës ushqimore, pasi vetëm një filxhan dredhëza në ditë furnizon organizimin tuaj me 8 gramë fibra.
 
4.Thjerrëza
Thjerrëzat, pjesë e familjes së bishtajoreve, janë shumë të pasura me fibra dhe cilësohen si ushqim ideal për të përmirësuar funksionimin dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimit.
 
Falë fibrave dhe mineraleve të shumta, thjerrëzat ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut dhe çrregullimeve të tjera të aparatit tuaj tretës.
 
5.Arra
Dihet që arrat, bajamet dhe lajthitë, janë burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3, të domosdoshme për funksionim të duhur të qelizave të trurit dhe neurotransmetuesve përgjegjës për humorin.
 
Megjithatë, ky frutë i dobishëm duhet të konsumohet në sasi të moderuara dhe në gjendje të papërpunuar, sepse është shumë kalorik.
 
Nevojat ditore për acide yndyrore omega-3 i plotësojnë shtatë arra të plota, që më mirë është të konsumohen për mëngjes me drithëra.
 
6.Vaj ulliri
Duke qenë i pasur në vitaminë E, ndihmon në mbarëvajtjen e procesit të plakjes dhe, për këtë, është i domosdoshëm për të moshuarit.
 
Mbron stomakun nga ulcera dhe gastritis, gjithashtu mbron mëlçinë nga çrregullime dhe infeksione të ndryshme.
 
Personat që konsumojnë dy lugë vaj ulliri në ditë, kanë rënie të LDL-kolesterolit dhe ngritje të nivelit të substancave antioksiduese në gjak të cilat kanë efekt pozitiv në mbrojtjen e zemrës, pasi ul presionin e gjakut dhe ndihmon në terapinë e hipertensionit.
 
7.Domate të pjekura
Një studim i publikuar së fundmi nga revista “International Journal of Cancer Research and Treatment”, ka evidentuar edhe një herë rëndësinë e likopenit dhe betakaroteni, dy substanca shumë të rëndësishme në luftën kundër kancerit.
 
Këto dy substanca janë të pranishme te domatet, por edhe te frutat e tjera, sidomos tek ato me ngjyrë të kuqe, por likopeni, përthithet më mirë nga organizmi kur është i përpunuar, në këtë rast i pjekur.
 
8.Salmon
Një studim i fundit italian ka asociuar dietën mesdhetare me rrezik më të ulët të ardhur si shkak nga sëmundjet kardiovaskulare.
 
Mbreti i kësaj diete ushqimore është peshku, veçanërisht salmoni, pasi përmban më shumë omega 3, po kështu sardelet dhe troftat.
 
9.Kunguj
Mjekësia e konsideron karotenin, sikurse betakarotenin, një aleat të çmuar kundër kancerit, çka do të thotë se ushqimet e pasura me antioksidantë të tillë janë vlerë për dietën tonë ushqimore.
 
Ky perim është i pasur me betakarotenë, një antioksidant që mbron trupin nga radikalet e lira, mban sytë e shëndetshëm dhe rrit imunitetin.
 
Për forcimin e trupit do të ndihmojnë vitamina C, E dhe K, kaliumi, kalciumi dhe hekuri, të cilat janë të vendosura edhe në kungull.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij