​Keni myk në thonjtë e këmbës?
Receta e thjeshtë që do t’ju shpëtojë

​Keni myk në thonjtë e këmbës?<br />Receta e thjeshtë që do t’ju shpëtojë
Infeksionet mykotike mund të prekin çfarëdo lloj pjese të trupit, por gishtat e këmbës janë ata që preken më shpesh.
 
Sipas American Academy of Dermatology (AAD), infeksionet mykotike prekin më zakonisht pjesën e majës së këmbëve më tepër se sa thonjtë për shkak se majat e gishtave janë zakonisht të mbyllura në këpucë, ku qëndrojnë në një ambient të ngrohtë dhe plot lagështi.
 
Myku është normalisht prezent brenda dhe jashtë trupit pranë bakterieve të ndryshme, por kur një sëmundje kërpudhore fillon të zhvillohet tej normales atëherë mund të merrni infeksion.
 
Nëse jeni i shëndetshëm, infeksioni mykotik në thonj nuk mund t’iu shkaktojë probleme serioze, por mund të bëjë që thonjtë tuaj të duken keq, t’iu dhembin ose të dëmtojë shtratin e thonjve, duke çuar në deformime që ngjajnë shumë keq.
 
Sipas dermatologëve ka një mënyrë të thjeshtë për të parandaluar avancimin e infeksioneve mykotike në gishtat e këmbës.
 
Përbërësit e recetës
4-5 lugë gjelle sodë buke
 
1 filxhan uthull të bardhë ose uthull molle
 
Ujë
 
Peshqir letre
 
Soda e bukës nuk e vret mykun, por parandalon kërpudhat që të rriten dhe të përhapen.
 
Uthulla është acidike, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për kërpudhat që të mbijetojnë.
 
Përgatitja
Përzieni 1 filxhan çaji uthull me ujë të mjaftueshëm për të zhytur këmbët në të. Zhytini këmbët për 15 minuta dhe pastaj thajini me peshqirë letre.
 
Shtoni disa lugë gjelle sodë buke në ujë, të mjaftueshëm për të zhytur këmbët dhe zhytini këmbët për 15 minuta. Thajini tërësisht këmbët me peshqirë tualeti.
 
Përsëriteni këtë kurë dy herë në ditë, pasi ideja është që uthulla të vrasë kërpudhat ndërsa soda e bukës të ndalojë rritjen e mëtejshme të tyre.
 
Përpara se ta përdorni përzierjen, prisni sa më shumë të mundeni majën e thonjve.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim