​Këtë pije e konsumojmë të gjithë
por mjekët e ndalojnë kategorikisht

​Këtë pije e konsumojmë të gjithë<br />por mjekët e ndalojnë kategorikisht
Kockat tona kryesisht janë të përbëra nga kolagjeni, proteinë ​​që siguron një shtresë të butë mbrojtëse, dhe kalciumi një mineral që shton forcën dhe ngurtësinë e tyre.

Kombinimi mes kalciumit dhe kolagjenit e bën kockën të fortë dhe mjaft fleksibile për të mbajtur gjithë peshën e trupit.

Dr. West Conner, ka vënë në dukje disa ndikime të rëndësishme që pijet "soda" kanë në trupin e njerëzve.

Sipas Conner, 10 minuta pasi keni pirë soda rriten dozat e sheqerit në gjak, pasi në një gotë me soda gjenden 10 lugë sheqer, kjo është 100% më shumë se sa doza e lejuar ditore e sheqerit. 

Pas 20 minutash, trupi është i mbushur me sasi të larta të insulinës dhe glukozës, që ndikojnë në uljen e kolagjenit dhe kalciumit dhe dobësimin e organizmit në thithjen e tyre nga ushqimet.

Pas 60 minutave, sheqeri në trup ka arritur në fazën përfundimtare, ku shkakton jo vetëm ndjenjën sikur trupi është i mbushur me energji, por edhe luhatje të humorit te njerëzit.

Në fund, shfaqet edhe rreziku i diabetit, për shkak të dozave të larta të insulinës.

Pijet me gas dhe me sheqer të shtuar, janë një rrezik për organizmin dhe mjekët këshillojnë që të shmangen sa më shumë, sidomos tek fëmijët të cilët kanë strukturën kockore ende të paformuar mirë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri