Të gjithë e dimë se ushqimet me ngjyrë portokalli ndihmojnë në shëndetin e syrit pasi në këto ushqime ndodhet betakaroteni, vitamina që i jep edhe ngjyrën.
Betakaroteni është lloj i vitaminës A dhe ndihmon në funksionimin në rregull të retinës dhe pjesëve të tjera të syrit.
Por jo vetëm betakaroteni ndihmon në shëndetin e syve tuaj, ka edhe plot vitamina dhe minerale që janë të dobishme dhe të shëndetshme për shikimin.
Më poshtë do të gjeni listën me 5 ushqime që ATSH rendit si më të rëndësishmet dhe që mbajnë vitamina e minerale që mbrojnë shikimin tuaj.
Vezët
E verdha e vezës është burim kryesor i luteinës dhe zeaksanthinës, plus zink, që ndihmojnë gjithashtu në uljen e rrezikut të zhvillimit ë degjenerimit makular.
Jeshillëqet
Perimet e gjelbërta janë të pasura me luteinë dhe zeaksantinë, antioksidues që ulin rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular dhe katarakteve.
Peshku i yndyrshëm
Peshqit tuna, salmoni, skumbri, trofta janë të pasura me DHA, një acid i yndyrshëm që gjendet tek retina, nivelet e ulëta të të cilit lidhen me sindromën e syrit të thatë.
Qitrot dhe manaferrat
Këto fruta janë një burim i mirë i vitaminës C, lëndë ushqyese e cila mund të ulë rrezikun e zhvillimit ë degjenerimit makular dhe kataraktit.
Bajamet
Këto fruta të thata janë të pasura me vitaminë E, që ngadalëson degjenerimin makular. Një grusht me bajame siguron gjysmën e dozës së vitaminës E që duhet për një ditë.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com