U dënua për korrupsion në drejtësi me burg të konvertuar në tre vite shërbim prove, gjykata e lartë i kërkon Këshillit të Lartë të Drejtësisë shkarkimin nga rradhët e gjyqësorit të gjyqtares Majlinda Andrea.

ReportTv ka mësuar se shkakrimi i Andreas është një ndër pikat e rendit të ditës së mbledhjes së fundit për këtë season që KLD do të zhvilloj këtë të premte.

Andrea u dënua sëbashku me bashkëshortin e saj dhe tre shtetas të tjerë të përfshirë në veprën penale të korrupsionit në drejtësi me 50 mijë euro në këmbim të një vendimi pronësie për një pronë në zonën e Ksamilit.

Po ashtu pritet që KLD të shpall përfundimin e mandatit per 3 gjyqtarë të cilët kanë plotësua rmoshën e daljes në pension.

dokumenta kld

dokumenta kld

(d.b/Shqiptarja.com)