Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve Sadleva Bodo, ka deleguar kompetencat e saj te zëvendësdrejtori Anesti Kapllani, pas firmosjes së transferimit të Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.
Sipas urdhrit të firmosur më 28 tetor 2026, Kapllani do të ushtrojë të gjitha kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve nga ora 08:40 e datës 29 tetor deri në orën 13:00 të datës 1 nëntor.
Gjatë kësaj periudhe, zëvendësdrejtori duhet të vijojë punën në përputhje me porositë e titullarit, duke shmangur ndryshimet thelbësore që nuk janë të domosdoshme në rrethana të veçanta.
Gjithashtu, urdhri parashikon që Kapllani të informojë në mënyrë të detajuar, përmes komunikimit elektronik, drejtoreshën e Përgjithshme për aktivitetin e përditshëm në përfundim të orarit zyrtar.
Vendimi:
Tiranë më 28.10.2026
URDHËR PËR DELEGIM AUTORITETI
Në zbatim të Ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”. Ligjit Nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”. Ligjit Nr. 129/2024 për disa ndryshime në Ligjin 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, në Urdhrin nr. 122, datë 13.02.2025 të Ministrit të Drejtësisë, të ndryshuar me urdhër nr. 135, datë 19.02.2025. “Për miratimin e rregullores “Për përcaktimin e metodave të brendshme të punës e sjelljen e personelit të Drejtorisë të Përgjithshme të Burgjeve dhe të Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale”:
URDHËROJ:
Delegimin e autoritetit Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, tek Z. Anesti Kapllani me detyrë Zv.Drejtor i Përgjithshëm.
Ushtrimi i autoritetit të deleguar në këtë urdhër është i vlefshëm nga data 29.10.2026, ога 08:40, deri në datën 01.11.2026, oга 13:00.
Gjatë kësaj periudhe i ngarkuari me detyrë duhet të përshtasi punën me porositë e titullarit, duke mos synuar ndryshime themelore që nuk kërkohen patjetër në rrethana të posaçme. Autoriteti i deleguar në këtë urdhër nënkupton ushtrimin nga Z. Kapllani të të gjithë kompetencave të funksionit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
Në përfundim të orarit zyrtar Z. Kapllani, informon në mënyrë të detajuar në rrugë elektronike në lidhje me aktivitetin ditor tek Drejtori i Përgjithshëm.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
DREJTORI I PËRGJITHSHËM
SADLEVA BODO









Komente
Komento