TIRANE-Me një distinktiv policie në dorë e kishin më të lehtë hyrjen në klubet e zonës së ish-Bllokut në kryeqytet dhe më pas të shisnin dozat e pluhurit të bardhë. Kështu vepronin dy personat që u arrestuan sot nga Policia në sajë të një operacioni të koduar ‘Bear’. Klodjan Stafa dhe Bashkim Ndreu u vunë në pranga në flagrancë teksa prisnin të shkëmbenin mallin. Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar 300 gramë kokainë, 5 aparate celularë, një distinktivi dhe një sasi të konsiderueshme parash që ishin fituar nga shitja e kokainës.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë të diture se, doza e kokainës shitej nga 90 deri ne 120 euro, ndërsa klientët që e blinin ishin kryesisht persona të njohur publik por dhe të rinj të organizuar në festa në lokalet e zonës së ish-Bllokut. Vlera e kokainës së sekuestruar ditën e sotme kap vlerën e 24 mijë eurove.
/Shqiptarja.com

VIDEO