​Kola: Ish të përndjekurit që
jetojnë do paguhen të gjithë

​Kola: Ish të përndjekurit që<br />jetojnë do paguhen të gjithë
Drejtori i Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, gjatë një interviste për gazetën “Shqiptarja.com” ka sqaruar se të gjithë ish të burgosurit politik gjatë kohës së diktaturës komuniste do të vazhdojnë të marrin dëmshpërblimin financiar.

Madje, Kola ka theksuar se që nga qershori në këtë process janë futur edhe ata ish të dënuar që kanë aplikuar pas 1 korrikut 2009, që më parë nuk e fitonin këtë të drejtë.

“Që nga qershori i këtij viti secili prej ish të burgosurve politik që jeton dhe nuk kishte pasur mundësi për dëmshpërblim deri më 1 korrik të 2009 që ishte data përfundimtare, tani e ka këtë të drejtë. Për këta persona do të fillojë procesi i dëmshpërblimit. Këta persona do të marrin të drejtën e tyre të munguar. Dhe sigurisht që do fillojë procesi për ta”, theksoi Kola.  

Para disa ditësh një grupim i ish të përndjekurve politik ka protestuar para Institutit të ish-të Përndjekurve, duke deklaruar se nuk po u paguhen dëmshpërblimet dhe se qeveria socialiste nuk po mban premtimet që i ka dhënë kësaj kategorie.

Madje ata kanë kërkuar edhe largimin e Bilal Kolës nga drejtimi i Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, pasi sipas tyre ka abuzuar me detyrën. pyetur rreth kësaj proteste Kola është përgjigjur:

“Ajo që mund të them unë është se aty kishte të burgosur politikë, por kishte edhe të burgosur që nuk kanë lidhje me krimet politike të dënuara gjatë periudhës komuniste. Kishte njerëz që janë të dënuar për krime ordinere gjatë rregjimit komunist.

Po kështu personi që përmendi emrin tim është po prapë individ i dënuar për krime ordinere në demokraci. Duke qenë se ky është fakti, atëhere unë po them faktin tjetër se unë jam përfaqësuesi i të përndjekurve politikë, jo i të dënuarve për krime ordinere dhe nuk kam asnjë lloj tagri të përfaqësoj ndonjë individ të kësaj kategorie. Nuk kam asnjë lidhje me ta dhe nuk i përfaqësoj”.
 
Para disa ditësh një grup ish të përndjekurish kanë pretenduar se ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet që u takojnë për dënimet që kanë vuajtur në kohën e diktaturës. A qëndron kjo ankesë e tyre?

Ajo që mund të them unë është se aty kishte të burgosur politikë, por kishte edhe të burgosur që nuk kanë lidhje me krimet politike të dënuara gjatë periudhës komuniste. Kishte njerëz që janë të dënuar për krime ordinere gjatë rregjimit komunist. Po kështu personi që përmendi emrin tim është po prapë individ i dënuar për krime ordinere në demokraci.

Duke qenë se ky është fakti, atëhere unë po them faktin tjetër se unë jam përfaqësuesi i të përndjekurve politikë, jo i të dënuarve për krime ordinere dhe nuk kam asnjë lloj tagri të përfaqësoj ndonjë individ të kësaj kategorie. Nuk kam asnjë lidhje me ta dhe nuk i përfaqësoj.

Kjo e para, e dyta. Secili prej të përndjekurve politikë, që jeton dhe ka bërë burg, e ka patur të pamundur që të marrë dëmshpërblim nëqoftë se ka depozituar dokumentat jashtë afatit ligjor, që ka qenë data 1 korrik i vitit 2009. Çfarë ka ndodhur? Ne kemi propozuar një mori ndryshimesh ligjore, nga të cilat është pranuar vetëm një kërkesë e jona, që është hapja e afatit për ata që jetojnë dhe ky ndryshim ligjor ka ndodhur në qershor të këtij viti.

Që nga qershori i këtij viti secili prej ish të burgosurve politik që jeton dhe nuk kishte pasur mundësi për dëmshpërblim deri më 1 korrik të 2009 që ishte data përfundimtare, tani e ka këtë të drejtë. Për këta persona do të fillojë procesi i dëmshpërblimit. Nëqoftë se bëhet fjalë për ata, lajmi që u jap unë është se këta persona do të marrin të drejtën e tyre të munguar.

Dhe sigurisht që do fillojë procesi për ta. Nëqoftë se bëhet fjalë për kategori të burgosurish ordinerë, si në komunizëm si në demokraci, këta njerëz nuk kanë lidhje me institucionin që përfaqësojë unë. Këta njerëz nuk kanë punë me mua, as me institucionin që unë përfaqësoj dhe as me ligjin për ish të përndjekurit, sepse ligjin trajton të dënuarit për krime politike në komunizëm dhe jo ata që janë dënuar për krime ordinere.
 
Deri tani dëmshpërblimi për ish të dënuarit politik që janë gjallë ka arritur deri në këstin e tetë. Për sa ju jeni në dijeni Qeveria e re sa e ka parashikuar zërin financiar në buxhetin për vitin e ri për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve dhe ju keni lobuar që shuma të rritet në krahasim me vitet e kaluara apo do të vazhdojë të jetë e njëjta?

Ju siguroj që ne kërkojmë dhe vetëm kërkojmë që dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë të marri fund një orë e më parë. Ne këtë të drejtë kemi si istitucion të kërkojmë dhe të lobojmë pranë qeverisë. Kjo gjë as ka munguar e as do mungojë. Por të drejtën për të shtuar buxhetin e ka qeveria dhe parlamenti, nuk e kemi ne.

Në këtë konteks unë nuk mund të them gjë për buxhetin e vitin 2018 se sa është parashikuar. Ajo që unë mund të them është se ka një projeksion për këtë. Për viti 2017 shuma ka qenë 2 miliard lekë të reja dhe një numër i madh i kategorisë parësore që janë ish të burgosurit politikë që jetojnë janë tashmë të dëmshpërblyer me këstin e tetë. Do jetë një numër i konsiderueshëm që do vijojë të marrë edhe këstin e nëntë, ndoshta dhe këst të dhjetë, sepse kjo përcaktohet në varësi të ditëve të burgut që ka bërë një individ.

Çdo ditë burgu paguhet me 2 mijë lekë të reja dhe duke bërë mbledhjen e ditëve të burgut llogaritet dhe shuma e dëmshpërblimit. Kështu që për ata që kanë marrë këstin e tetë dhe nuk pritet të marrin më shumë dëmshpërblimi, ka mbaruar këtu procesi. Për ata persona që kanë bërë shumë më tepër vite burgu se çkorrespondojnë me këstin e tetë, ata do marrin respektivisht të nëntin, të dhjetin e me radhë në varësi të ditëve dhe viteve të burgut që kanë bërë.
 
Ju thatë që qeveria nga propozimet tuaja për ndryshimet në ligjin aktual për dëmshpërblimin, ka pranuar vetëm atë për të futur në proces ish të dënuarit që janë gjallë dhe që kanë aplikuar edhe pas 1 korrik 2009. Po me trashëgimtarët e ish të dënuarve politik që kanë aplikuar pas korrikut 2009 si do të veprohet?

Fatkeqësisht nuk na e pranuan kërkesën për hapje afati për trashëgimtarët. Kur kemi bërë ne kërkesën, ne në fakt kemi bërë 14 amendime të ligjit të dëmshpërblimit, nga të cilat është pranuar vetëm një, hapja e afatit për kategorinë parësore, pra për ish të dënuarit që jetojnë. Nuk është pranuar hapja e afatit, qoftë për trashëgimtarët e ish-të burgosurve që nuk jetojnë, qoftë për trashëgimtarët e të ekzekutuarve politik me ose pa gjyq. Kështu që kërkesa jonë ka hasur në vesh të shurdhër për këtë kategori.
 
Ju do të vazhdoni të këmbëngulni për plotësimin e kërkesës për të future në process edhe këtë kategori trashëgimtarësh?

Ne kemi të drejtën të kërkojmë. Unë si përfaqësues i kësaj shtrese që jam nuk do resht së kërkuari të drejtën për vijëmësinë e dëmshpërblimit për ata që e kanë këtë të drejtë me ligj, por kanë kleçkën e afatit kohor.
  
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë