Një grua e quajtur Mara, në Kolumbi është kapur duke tradhtuar burrin nga vjehrra e saj, dhe situata e sikletshme e ka detyruar atë të zbulojë të dashurin e  fshehur poshtë krevatit.
 
Filmimet e momentit edhe pse nuk janë shumë të qarta kanë bërë xhiro e rrjetit në Kolumbi aq sa është raportuar edhe nga mediet lokale.
 
 Ashtu siç duket edhe në video, Mara shumë nervoze kur ka parë vjehrrën e saj e ka pyetur sepse nuk e ka telefonuar përpara se të vinte, apo se pse i ishte dashur të shkonte në shtëpinë e saj.
 
Por ajo e ka shtyrë atë dhe ka filluar të kërkojë në banesë, duke kaluar nga njëra dhomë në tjetrën ajo e pyeste “ ku e ke atë”.
 
Kur shkon te dhoma e gjumit ajo shtyn krevatin dhe më në fund i dashuri i Marës shfaqet dhe sigurisht i skuqur në fytyrë nga sikleti
Vjehrra e Marës fillon ta godasë ndërkohë që Mara lufton me kunatën e saj, dhe më pas ajo i përzë të dy nga shtëpia duke i bërtitur Marës se djali i saj meriton më shumë se aq.