Korriku do të jetë stina më e nxehtë e verës por dhe e thatë.
Pas valës së të nxehtit afrikan, temperaturat kanë pësuar një ulje gjatë kësaj fundjave. Dita e sotme do të jetë më e freskët pasi në mëngjes dhe në mbrëmje ka një rënie të ndjeshme të temperaturës prej 7 gradësh.
Meteorologët Lajda Porja dhe Metodi Marku bëjnë të ditur për Shqiptarja.com se java në vazhdim do të jetë më të freskët se ajo që lamë pas. Edhe dita e hënë do të ketë një rënie prej 3 gradësh, me mundësi edhe për reshje lokale gjatë pasdites dhe në mbrëmje vonë.
Temperaturat në 7 ditët e para të korrikut do të variojnë nga 30-33 gradë Celcius për zonat e ulëta e bregdetare dhe 26-27 gradë Celcius në zonat malore.
Por kjo nuk do të zgjasë shumë.
Megjithatë sinoptikanët paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të rikthehet në korrik, i cili do të jetë edhe muaji më i nxehtë i kësaj vere, pasi gushti pritet të jetë në vlera normale të stinës së verës.
Nga data 6-7 Korrik deri në 11 Korrik do të përsëriten sërish vlerat e larta të temperaturave që pritet të arirjnë deri në 40 gradë Celsius, theksojnë meteorologët për Shqiptarja.com.
Këto vlera do të jenë të njëjta me ato të javës që lamë pasi që sipas meteorologëve, ishte një nga javët më të nxehta të përjetuara ndonjëherë duke shënuar temperatura të cilat i kaluan të 40 gradët. Termometri regjistroi vlerën maksimale ditën e djeshme (41.4 gradë Celcius) në qytetin e Beratit.
Ndërkaq përgatituni. Reshjet e shiut do të jenë të pakta dhe të kufizuara në pjesë të ndryshme të vendit.
Sigurisht ky është një lajm i shumëpritur për pushuesit e muajit korrik që nuk do të donin të binte asnjë pikë shi gjatë kohës që janë buzë detit.
Por temperaturat e larta nuk do karakterizojnë vetëm Shqipërinë, por do të prekin edhe pjesën jugore e juglindore te Europës.
Nga ekstremi në ekstrem do të jetë pjesa tjetër e kontinentit do të përjetojë gjate kësaj vere alternim te ndryshimeve ekstreme te motit, si stuhi, rrebeshe, përmbytje dhe valë të shkurta të nxehti.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com