Dy vajza të mitura 14 dhe 15 vjeçe janë mbajtur në kushtet e “skllavërisë seksuale” në Suharekë të Kosovës. Të përfshirë në këtë skandal duket se janë 14 punonjës policie. Fillimisht dyshohet se ishin përfshirë 9 efektive, por pas hetimeve numri ka shkuar në 14.
 
Ngjarja ka ndodhur më 9 qershor ku një vajzë 14-vjeçare dhe një tjetër 15 ishin raportuar si të zhdukura, ndërsa gjatë asaj periudhe ato kishin pasur marrëdhënie seksuale me rreshterin e Policisë së Kosovës në Suharekë, SH.S, raporton gazeta “Zëri”.

Ky i fundit, prej më shumë se një muaj mbahet në paraburgim. 14 efektivët e policisë dyshohet se në një formë apo tjetër kanë ndikuar në këtë rast abuzimi.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)