​Kosova në Rusi 2016, futen në
dilemë vëllezërit Berisha

Në 2018 zhvillohet Kampionati Botëror i futbollit dhe pjesë e eliminatorëve për herë të parë është edhe skuadra e Kosovës. E mesa duket kjo pjesëmarrje do të mundojë shumë prej futbollistëve me origjinë nga Kosova të cilët luajnë në shtetet ku ata janë rritur.

I tillë është edhe fati i dy vëllezërve Berisha të cilët kanë ëndërruar të luajnë futboll e të mendojnë se me cilën skuadër të madhe të jenë pjesë.
Valon Berisha djali i një emigranti nga Kosova u lind në Suedi dhe sot bën pjesë në skuadrën e Norvegjisë ku familja e tij u zhvendos në vitin 1993. Edhe vëllai i tij më i vogël Vetoni i është kthyer skuadrës së Norvegjisë. A duhet ata të qëndrojnë apo jo?

Për Valonin 23 vjec dhe Vetonin 22 vjeç ky është vendimi më i vështirë që duhet të marrin.
“Është një vendim i rëndësishëm jo vetëm për ne por edhe për familjen. Nuk ka të bëjë vetëm me karrierën tonë por ajo çka është më e mira për ne sepse të dy luajmë për Norvegjinë,” u shpreh Valon për CNN.
Të dy vëllezërit tashmë janë të dyzuar mes vendit ku janë rritur dhe vendit të origjinës së tyre. Të dy lojtarët cilësohen si dy futbollistë të talentuar dhe të dëshiruar nga shumë klube futbolli.
“Për Kosovën të kesh një skuadër kombëtare është shumë e rëndësishme. Është një vend në zhvillim dhe njërzit po përpiqen për një jetë më të mirë, por ata e duan futbollin” shton Valoni.

[gallery]18964[/gallery]

(d.b/E.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Sot finalja e Superkupës së Spanjës dhuron një 'El Clasico', formacionet zyrtare të Real Madrid - Barcelona! Flick ka gati Olmon

Sot finalja e Superkupës së Spanjës dhuron një 'El Clasico', formacionet zyrtare të Real Madrid - Barcelona! Flick ka gati Olmon