Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar katër ministra të rinj në qeveri.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, kryeministri Mustafa njoftoi se ka emëruar ministër të Financave, zëvendësministrin e deritanishëm, Agim Krasniqi, ministre të Kulturës Rinisë dhe Sportit, shefen e deritanishme të Stafit në

Kryeministri, Vlora Dumoshi, ministër të Infrastrukturës, zëvendësministrin e deritanishëm, Hanefi Muharremi, si dhe ministër të Punës dhe Mirëqenies Sociale, zëvendësministrin e deritanishëm, Safet Kamberi.

Në vijim, kryeministri Mustafa do të marr vendim për emërimin edhe të ministrave të tjerë në vend.

Ministrat e rinj do të ushtrojnë këto detyra deri në themelimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com