​Kryengritja e Postribës, shtypja
tragjike nga terrori komunist

​Kryengritja e Postribës, shtypja<br />tragjike nga terrori komunist
Kryengritja e Postribës, e para kryengritje antikomuniste në Shqipëri është përkujtuar në 71-vjetorin e saj në një konferencë të posaçme në Muzueun Historik Kombëtar.

Më 9 shtator të vitit 1946 terrori komunist ekzekutoi me pushkatim 65 njerëz dhe vijoi me të tjera ngjarje kriminale, djegie shtëpish e arrestime.

Hamza Kazazi, biri i liderit të kryengritjeve antikomuniste të Shkodres, Jup Kazazit, ka rrëfyer tragjedinë që rrodhi gjatë dhe pas kryengritjeve.

Jupi me katër vëllezër, ndenjën në Shqipëri për tu sakrifikuar për demokracinë e lirinë e këtij vendi. Dolën në mal që më 29 nëntor të 44, partia komuniste deklaroi dënimin me vdekje të pesë vëllezërve, mirë më të mëdhenjtë kishin pasur aktivitet me ballin, edhe pse kishin luftuar kundër fashizmit edhe nazizmit, por i vogli hamidi çfarë kishte bërë”, tregon Hamza Kazazi.

Agron Tufa, kreu Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit thotë se ky përvjetor sjell fakte të reja për këtë kryengritje

“Gjatë përgatitjes së kryengritjes së Postribës, sigurimi i shtetit ka qenë vazhdimisht në dijeni. Krerët komunist, siç shihet në dokumente ka qenë Zoi Themeli i cili gjithashtu është një figurë tragjike sepse e pësoi edhe vetë më vonë, por ka qenë angazhuar gjithë armata e partisë popullore, njëjtë si në kryengritjen e Kelmendit”, thotë Tufa.

Kyengritja e Postribës shënohet në histori si i pari kundërshtim i armatosur i Malësisë së Mbishkodrës në Shqipëri kundër pushtetit komunist, por edhe në gjithë kampin komunist në Europën Qendrore dhe Lindore.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime