​Kujdes me përdorimin e Ibuprofenit
Ja çfarë rrezikoni me teprimin

​Kujdes me përdorimin e Ibuprofenit<br />Ja çfarë rrezikoni me teprimin
Njerëzit rrezikohen nga përdorimi i vazhdueshëm i ilaçeve kundër inflamacionit, sidomos para ose pas stërvitjes.

Sipas studimeve, përdorimi i dozave të larta të ibuprofenit dhe ilaçeve të ngjashme me të rrisin rrezikun për sulm në zemër dhe probleme të tjera.

Një studim, ku janë përfshirë rreth 10 milionë njerëz, ka zbuluar se njerëzit që përdorin aktualisht ilaçe anti-inflamatore janë 19% më të rrezikuar që të përfundojnë në spital me probleme në zemër.

Një tjetër studim tregon se njerëzit që përdorin rregullisht barnat kundër inflamacionit ishin 10% më të rrezikuar që të humbnin dëgjimin se sa ata që përdornin këto barna vetëm në raste të rralla.

Saija Kontulaninen, profesoreshë në Universitetin e Saskatchewan në Kanada dhe kolegët e saj studiuan një grup prej 90 të moshuar, të cilët ishin të regjistruar në trajnime stërvitëse dhe merrnin ibuprofen ose ndonjë ilaç tjetër të ngjashëm me të menjëherë pas
stërvitjes.

Pasi u bënë skanime kockave dhe muskujve, shkencëtarët zbuluan se njerëzit që morën ilaçin pak para stërvitjes pësuan më shumë humbje kockore se ata që nuk i përdornin këto ilaçe.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike