Shishet plastike janë tashmë pjesë e përditshmërisë dhe shpesh ato përdoren sërish pasi është konsumuar produkti që mban shishja.
Sipas studimeve të kryera, rimbushja e shisheve plastike dëmton rëndë shëndetin, pasi ato nuk janë prodhuar për këtë, që do të thotë se ato janë njëpërdorimshe dhe kanë potencialin të lëshojnë kimikate tepër të dëmshme.
Në veçanti ka shqetësime për Bisphenol A (BPA), një kimikat, i cili përdoret për të prodhuar plastikën dhe se mund të ndërhyjë në hormonet e njeriut.
“Disa kimikate të zbuluara në shishet plastike mund të prekin çdo sistem të trupit tonë. Mund të ndikojnë në ovulim, të rrisin rrezikun e problemeve të shtyra nga hormonte si PCSO, kanceri i gjirit, endometrioza dhe shumë të tjera”, paralajmëron doktoresha Marilyn Glenville.
Këshilla e specialistëve është që shishet plastike të mos ripërdoren, port ë hidhen në vendet e caktuara që të shkojnë për riciklim.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com