​Kukësi me sulmues të ri, Bakaj:
Për të mbrojtur titullin kampion

​Kukësi me sulmues të ri, Bakaj:<br />Për të mbrojtur titullin kampion
Ekipi kampion i Shqipërisë në futboll për sezonin 2016-2017, ka prezantuar sot afrimin më të ri në ekip për sezonin e ri dhe ai është sulmuesi Elis Bakaj.

Pas firmosjes së kontratës Elis Bakaj, foli si sulmuesi i ri i Kukësit duke shprehur dëshirën të kontribuojë për objektivat e Kukësit në vijimësi. Gjithashtu Elis Bakaj deklaroi se ka vullnetin e shtuar të mbroj me përpjekje titullin kampion të Shqipërisë.

Përsa i përket krahasimit me lojtarët e tjerë, konkretisht me bomberin kroat Pero Pejiç, ai tha se nuk më pëlqejnë krahasimet, secili ka emrin e tij dhe ate së çfarë do të japë për ekipin.

Kukësi – “Të luash me një ekip kampion siç është Kukësi, që ka bërë diferencat në vitet e fundit si në Europë ashtu dhe në kampionatin shqiptar, nuk ka qenë zgjedhje fare e vështirë për mua. Është e vërtetë që kemi pasur bisedime dhe me ekipe të tjera, por kjo është diçka e kaluar dhe nuk më intereson shumë për momentin. Më intereson që jam pjesë e ekipit kampion të Kukësit, një ekip që gjithmonë pretendon për trofe. Jam i kënaqur që sot e mbyllëm me sukses kalimin tim te Kukësi”.

Objektivat – “Nuk mund të flas për objektivat personale, pasi këtu kam ardhur që të plotësoj objektivat e klubit, pak rëndësi kanë objektivat e lojtarëve. Duke ecur klubi dhe lojtarët normalisht do të spikasin. I rëndësishëm është klubi, më pas vijnë lojtarët”.

Premtimi për tifozët – “Premtoj që do të jap maksimumin çdo sekondë. E kam vërtetuar në çdo skuadër që kam shkuar kam dhënë maksimumin. Aq më tepër tek Kukësi, ku duhet të japësh 200% pasi objektivat janë akoma më të mëdha. E rëndësishme është që kemi një ekip me lojtarë cilësor. Na mbetet të flasim në fushë, pasi fjalët janë të tepërta. E rëndësishme të arrijmë objektivat e klubit”

Krahasimi me Pejiçin – “Çdo lojtarë ka emrin e tij. Pejiç është Pejiç dhe Bakaj është Bakaj. Çdo njeri duhet të vijë me emrin e tij dhe jo me të kaluarën e një lojtari tjetër. E thashë edhe më parë, kam emrin tim dhe do të mundohem të bëj në fushë që njerëzit ta respektojnë emrin tim”/ FK.Kukësi

Redaksia Online
N.M Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema