​Kukësi e nis me fitore Superligën
mund 1-0 Kamzën, shënon Bakaj

​Kukësi e nis me fitore Superligën<br />mund 1-0 Kamzën, shënon Bakaj
Kukësi e nis me fitore sezonin e ri në Kategorinë Superiore duke e nisur me tre pikë mbrojtjen e titullit kampion.

Edicioni i 79-të futbollistik në vend nisi në stadiumin “Zeqir Ymeri” në ndeshjen mes Kukësit kampion dhe Kamzës së rikthyer mes më të mirëve.

Verilindorët e fituan ndeshjen minimalisht 1-0. Goli u shënua nga Elis Bakaj që tundi rrjetën që në debutim.

Bakaj ktheu në gol një penallti të fituar nga Alijev në minutën e 63-të.

Tre pikët e para për skuadrën e Milinkoviç në rrugën e gjatë të mbrojtjes së titullit pavarësisht se në lojë la shumë për të përmirësuar.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara